web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sekuestrohet pallati në Durrës

23 Tetor 2024, 13:54, Kronika CNA

Sekuestrohet pallati në Durrës

Një pallat 6-katësh është sekuestruar në Durrës. Mësohet se konfiskimi është bërë me urdhër të Gjykatës së Apelit për sekuestrimin e pasurisë që dyshohet se ka ardhur nga aktiviteti kriminal.

Objekti është në pronësi të shtetasit P. T. Aksioni i konfiskimit është ndërprerë pasi banorët që ndodheshin në godinë nuk kanë pranuar që të dalin.

Është rënë dakord që t’u jepet një afat 3-ditor për lirimin e ambienteve e më pas të bëhet ekzekutimi i vendimit të gjykatës.





Lajmet e fundit nga