web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Konflikti me armë në Peqin/ RENEA niset drejt burgut

15 Dhjetor 2023, 15:01, Kronika CNA

Konflikti me armë në Peqin/ RENEA niset drejt burgut

Forcat RENEA janë nisur drejt burgut të Peqinit, aty ku ka plasur një konflikt me armë mes të dënuarve, ku sipas versionit të drejtorisë së burgjeve ka dy të plagosur.

Sipas burimeve, Sokol Mjacaj ndodhet në dhomën e takimeve dhe ka marrë peng një person.

Mësohet se arma është futur nga jashtë.

Brenda pak çastesh pritet që RENEA të mbërrijë në burgun e Peqinit./ CNA





Lajmet e fundit nga