web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kërcënuan me vetëflijim/ Zbresin nga shtylla e tensionit dy banorët

15 Janar 2023, 13:23, Kronika CNA
Kërcënuan me vetëflijim/ Zbresin nga shtylla e tensionit dy
Foto ilustruese

Dy banorët që u ngjitën në shtyllën e tensionit dhe kërcënuan për vetëflijim janë bindur nga zjarrëfikësit për të zbritur.

Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë shprehur se janë gati të mbrojnë pronën e tyre me çfarëdolloj kushti.

“U bindëm sepse kemi fëmijë. Shpresojmë që Rama ta marrë seriozisht. Nuk frenohemi këtu. Këtë pronë do e mbrojmë me gjak. I kemi të gjitha dokumentet sipas ligjeve që këta kanë krijuar. Por ligjet nuk zbatohen për ne”,janë shprehur dy banorët./ CNA.al

 





Lajmet e fundit nga