I zhdukur prej gjashtë ditësh/ Polumbarët nisin kërkimet në rezervuar
Një 54-vjeçar me probleme të shëndetit mendor në Korçë rez...

Një ditë më parë, një pacient i repartit të dializës pranë spitalit të Korçës ka tentuar të hedhë lëndë djegëse benzinë në ambjentet e këtij reparti duke kërcënuar se do të digjte edhe veten. Shtetasi me inicialet K.M. i cili ka shfaqur probleme të tilla edhe më herët, ka shkaktuar një situatë jo normale në repart pasi herë pas here është konfliktuar me mjekët dhe infermierët.
Për policinë e Korçës, rasti i tij është i njohur pasi ka qenë stafi mjekësor që i ka vënë këta të fundit në dijeni. Rasti i djeshëm ka shkaktuar jo pak panik edhe tek pacientët e tjerë që po merrnin shërbim mjekësor pranë repartit te hemodializës ndësa ka qenë policia e cila ka neutralizuar dhe shoqëruar në komisariat pacietin K.M.
Lidhur me këtë rast ka reaguar mjekja psikiatre Nikolna Bode e cila ka sqaruar se shtetasi K.M. nuk është i kartelizuar por Qendra Komunitare e Shëndetit Mendor është e njohur me të dhënat e këtij pacienti. Ajo thekson se kanë tentuar disa herë të komunikojnë me këtë pacient, por ai ka mohuar kategorikisht ndihmë e tyre.
"Rasti në fjalë nuk është i kartelizuar në Qendrën Komunitare të Shëndetit Mendor, por ne si shërbim jemi njohur më parë me problematikat e këtij rasti. Kemi pasur disa herë njoftim nga qendra e Hemodializës dhe mjeku që e ndjek për trajtimin e tij dhe kemi ndërhyrë disa here, por kemi pasur një refuzim nga ana e pacientit për të marrë shërbimin tonë për ta konsultuar.
Ai ka refuzuar çdo përpjekje tonën duke keqintepretuar që unë nuk jam i sëmurë mendor dhe problemi ka marrë përmasa. Në muajin korrik 2024 kur ne jemi njoftuar si shërbim nga qendra e hemodializës Diavita dhe Ministria e Shëndetësisë për ankesat që ka shfaqur kjo qendër edhe në institucionet më lart për trajtimin e këtij pacienti.
Kemi ngritur grupin e punës, ekipin multidisiplinar për persona të cilët ne duhet të ndërhyjmë duke e parë si person në risk. Kemi kontaktuar me rastin me një procesverbal të mbajtur në 30 korrik 2024 ku si shërbim mjek infermier dhe punonjës social kemi kontaktuar me pacientin.
Ai ka qenë përsëri refuzues kundërshtues duke keqinterpretuar përpjekjen tonë, kush ju thirri unë nuk jam i sëmurë mendor, duke pasur ankesa në lidhje me shërbimin, duke përfshirë dhe të sëmurët e tjerë, ankohem vetëm unë, këta nuk flasin ndërkohë që ai shkaktonte axhitim, zhurmë, prishje të qetësisë në qendër dhe nuk ka pranuar në mënyrë kategorike të intervistohet dhe as të marë ndihmën tonë si shërbim. Kjo ka bërë që ne të kontaktojmë me familjarët".
Për t’i ardhur në ndihmë këtij shtetasi Nikolina Bode thotë se kanë tentuar komunikimin me familjarët të cilët po ashtu nuk kanë pranuar të bashkepunojnë. Në këtë situate ku as pacienti dhe as familja e tij nuk pranojnë trajtimin mjekësor zgjidhja e vetme do të mbetej ndërhyja e gjykatës.
“Në 2 gusht është mbajtur një mbledhje e veçantë në Qendrën Komunitare të Shëndetit Mendor ku ne si ekip kemi marë masa për të kërkuar ndihmën e familjes. Dy djemtë e tij kundërshtuan trajtimin e babait për probleme të shëndetit mendor në mënyrë kategorike.
Ne kërkuam kontakt fizik me ta dhe nuk u paraqitën që të bashkëpunonin me Qendrën duke qenë se komunikimi me babain ka qenë i vështirë. Në këto kushte kur pacienti është kundërshtues për trajtimin e problemeve të shëndetit mendor dhe po aq kundërshtues janë familjarët ne si shërbim e kemi të pamundur trajtimin e tij pa një vendim gjykate për trajtim të detyruar ambulator ose spitalor.
Pra ne nuk kemi mundur ta intervistojmë, diagnostikojmë, trajtojmë, pra është vërtet problem i shëndetit mendor apo kemi të bëjmë me vepër penale që ka trajtimin përkatës ligjor”.
Për mjeken psikiatre pacienti ka shfaqur shenja të cilat tregojnë se ka probleme të shendetit mendor pasi gjendja e tyre shëndetësore për shkak të trajtimit në repartin e hemodializës është e prirur të ketë përkeqësim.
"Unë kam suspektuar nga takimi me të një diagnozë dhe nga eksperienca e punës me qendrën e hemodializës dhe pacietët që ndjek që janë pacientë të rënduar nga ana organike me disa sëmundje dhe kanë historikun e tyre organik ose psikologjik që i ka çuar në hemodializë dhe në një përqindje të madhe të rasteve vuajnë problematika të shëndetit mendor.
Kam trajtuar pacientë që kanë nevojë për suport psikologjik dhe trajtim mjekësor. Pra nuk e përjashtoj që bashkë me këtë sëmundje ku prishet cilësisht jeta dhe pacientët kalojnë orë të tëra të varur nga aparaturat sigurisht që kanë problematika të shëndetit mendor".
Apeli i mjekes psikiatre Nikolina Bode është ndihma dhe bashkëpunimi që familjarët duhet të kenë për të ndihmuar rastet. Nga ana tjeter ajo i ka sugjeruar repartit te hemodializës që t’i drejtohen prokurorisë me një kallëzim penal në mënyrë që ligji të veprojë për pacientë të tillë.
"Ajo që kërkoj unë si mjeke, e mirëkuptoj pacientin por kërkoj ndihmën dhe suportin e familjarëve. Këta quhen persona në risk dhe sigurisht që ne nuk duam të shënohen humbje jetësh dhe të rrezikohen persona të tjerë, por kam komunikuar me stafin e qendrës së hemodializës dhe ju kam thënë do t’i kërkoni ndihmë shtetit me një kallëzim penal që të ndiqet ligjërisht dhe kjo ka hallkat e veta nga ana ligjore.
Ky person i nënshtrohet një ekspertize mjekoligjore me 3 psikiatër për të vlerësuar që edhe kjo do vendim gjykate, duke respektuar të drejtat e njeriut dhe të pacientit për një trajtim të detyruar në kushte ambulatore ose spitalore që e vlerëson mjeku apo nëse ky person nuk ka probleme mendore i përgjigjet dhe përballet me ligjin".
Sa i përket këtj rasti, shtetasi K.M. do të hetohet në gjendje të lirë pa masë sigurie për shkak të trajtimit që ky pacient duhet të marrë në repartin e hemodializës çdo 2 ditë. /CNA
Një 54-vjeçar me probleme të shëndetit mendor në Korçë rez...
Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e dje...
Më datë 31.01.2025, në orët e para të mëngjesit, në Fu...
Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi me eksploziv n...
Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në një automjet në qytet...
Zjarr në katin e fundit të një pallati 10-katësh në lagjen...
Një 15-vjeçar është transportuar me urgjencë te Trauma si ...
Shtetasi 40-vjeçar me inicialet G.K., është goditur me mje...
Një ngjarje e rëndë u regjistruar ditën e sotme në spitali...
Gjykata e Posacme ka vendosur të lërë në izolimin e regjim...
Një ngjarje e rëndë është shënuar në ditën e sotme në ambi...
Një zjarr i madh përfshiu një banesë në Elbasan. Një e mos...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Këlcyrë-Përmet af...
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bash...
Një aksident i ndikuar edhe nga kushtet e rënduara atmosfe...
Gjatë kontrolleve për të luftuar trafikun e drogës në Impe...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-...
Gjykata e Korçës ka vendosur masën e arrestit në burg për ...
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligj...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksi...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...