web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I shpallur në kërkim ndërkombëtar/ Arrestohet 39-vjeçari shqiptar në Britani

6 Maj 2025, 09:30, Kronika CNA

I shpallur në kërkim ndërkombëtar/ Arrestohet

Policia ka finalizuar operacionin “Akuzat” në kuadër të të cilit ka rënë në pranga një 39-vjeçar.

Arrestimi i tij është bërë në Mbretërinë e Bashkuar për llogari të Shqipërisë, pasi Gjykata e Fierit e ka dënuar me 5.4 vite burg për armëmbajtje pa leje.

 

Njoftimi

Finalizohet në bashkëpunim me partnerët britanikë, operacioni policor i koduar “Akuzat”.

Kapet në Mbretëri të Bashkuar, një shtetas i dënuar nga Gjykata e Fierit, për armëmbajtje pa leje dhe për prodhim/shitje narkotikësh.

Si rezultat i koordinimit të informacionit dhe veprimeve operacionale të strukturave të Policisë së Shtetit, me homologët në Mbretëri të Bashkuar, u finalizua operacioni policor “Akuzat”, për kapjen e shtetasit shqiptar, të kërkuar ndërkombëtarisht, për llogari të Shqipërisë: -Ervis Vrenozi, 39 vjeç.

Në vitin 2020, ai është dënuar nga Gjykata e Fierit, me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Mançester, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 39-vjeçarit, në Shqipëri.





Lajmet e fundit nga