web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Goditi vëllain me kmesë gjatë një konflikti/ Arrestohet 73-vjeçari në Malësinë e Madhe

5 Maj 2025, 14:28, Kronika CNA

Goditi vëllain me kmesë gjatë një konflikti/ Arrestohet

Goditi me mjet prerës vëllanë e tij gjatë një konflikti për motive të dobëta, arrestohet 73-vjeçari.  

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, ditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Shkodrës ishte dërguar për të marrë mjekim, shtetasi H. K., kanë organizuar menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të rastit. 

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi H. K., 62 vjeç, ishte dëmtuar në kokë pasi ishte goditur me mjet prerës e llojit kmesë, nga vëllai i tij, shtetasi C. K., gjatë një konflikti për motive të dobëta. 

Në vijim të veprimeve, u kap dhe u arrestua shtetasi C. K., 73 vjeç, banues në fshatin Gruemirë-Çezme. Mjeti prerës (kmesë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Shtetasi H. K. vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./CNA





Lajmet e fundit nga