Të enjten seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Në rend dite, një sërë projektligjesh
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...

Klement Ndina, një prej emrave të njohur në qytetin e Përmetit dhe që shpesh konsiderohet nga banorët e këtij rrethi si “i forti” i zonës, ka mundur t'i shpëtojë burgut, kjo falë edhe një vendimi të marrë ditën e sotme nga gjykata e Përmetit.
Emri i tij ka bërë bujë, kur në muajin maj 2005, Klement Ndina, përmes një arme pistolete, ka marrë peng kryetarin e gjykatës së Përmetit, Astrit Shema.
Por teksa kanë kaluar 17 vjet nga kjo ngjarje e rëndë, Ndina vijon të shfaqë reputacion kriminal në qytetin e vogël dhe të qetë të Përmetit, ku sërish është bërë protagonist i një ngjarjeje kriminale, që ka sjellë pasoja të rënda për një djalosh, i cili punon si bodigard në Angli.
Ndina është arrestuar ditën e premte, pas një konflikti me sende të forta, duke plagosur rëndë, një bashkëpatriotin e tij, i cili kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Anglia.
Në këtë konflikt mes Ndinës dhe Kostandin Xhallos, janë përdorur shufra hekuri dhe sqeparë, ku “i forti” i Përmetit kishte thirrur për ta ndihmuar djalin e tij Justin Ndina, tashmë i shpallur në kërkim si dhe shokun e tij, Gjergji Bonja.
Nga përplasja dhe goditja me sqepar, Xhallo ka dalë me shembje serioze në kokë, duke vijuar të qëndrojë në koma në ambientet e spitalit Ushtarak në Tiranë.
Sherri mes “të fortit” të Përmetit Klemend Ndina dhe Kostandin Xhallos, ka nisur fillimisht në ambientet e një lokali në Përmet, ku shkak është bërë moshapja e rrugës për të kaluar me makinë.
Mes Ndinës dhe Xhallos, sherri nisi fillimisht verbalisht dhe pasi Ndina ka qëlluar babain 70-vjeçar të Xhallos, atëherë i riu ka ndërhyrë duke u konfliktuar fizikisht me “të fortin” e Përmetit.
Për shkak të përgatitjes fizike dhe shërbimit si bodyguard në Angli, në këtë përplasje fizike mësohet se fitues, ka dalë Kostandin Xhallo.
Ndino është larguar në vendi i sherit, duke i treguar djalit të tij Justin Ndina, se çfarë i kishte ndodhur.
Të dy së bashku kanë marrë sende të forta si sqeparë dhe shufra hekuri, leva, njëherësh kanë marrë me vete dhe persona të tjerë, përfshirë këtu shtetasin Gjergji Bonjo.
Grupi i drejtuar nga Klementi dhe djali i tij, Justin Ndina, kanë sulmuar fizikisht babë e bir, duke goditur me sende të forta ndaj, Kostandin Xhallos, të cilit i kanë shkaktuar dëmtime të shumta në kokë dhe vende të ndryshme të trupit.
Për shkak të goditjeve të forta me sqepar, Xhallo është lënë në vendgjarje thuajse i vdekur.
Së bashku me babain, Xhallo është transportuar fillimisht në spitalin e Përmetit dhe mandej me ambulancë është dërguar në spitalin e Gjirokastrës për ndihmë mjekësore.
Ndërsa me helikopter, është çuar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Nga ana tjetër policia e Përmetit mundi të arrestojë autorin e këjtij krimi, Klement Ndina, i cili ishte duke ikur në drejtim të Këlcyrës.
Pas arrestimit të Ndinës, policia arrestoi dhe mikun e tij, Gjergji Bonjo, i cili rezulton të ketë ndihmuar Ndinën, për t'u larguar nga vendi i ngjarjes. Ndërsa në kërkim u shpall djali i të fortit “të Përmetit”, Justin Ndina.
Babë e bir akuzohen për veprën penale të “Plasjes së rëndë me dashje” kyer në bashkëpunim.
Ndërsa miku i tyre Gjergji Bonjo, akuzohet nga prokuroria e Përmetit, për veprën penale të “Përkrahjes së autorit të krimit”.
Për dy personat e kapur, Klement Ndina dhe Gjergji Bonjo, prokuroria e Përmetit ditën e djeshme kërkoi caktimin e masës së “arrestit në burg”.
Por çuditërisht gjykata e Përmetit vendosi të caktojë masën e “arrestit në shtëpi” për Klement Ndinan dhe “Detyrim paraqitje” për të arrestuarin tjetër, Gjergji Bonjo.
Vendimi ndaj dy personave të arrestuar është marë nga gjyqtarja, Yrvete Shkreli, ndërsa ka dyshime të forta dhe të arsyeshme, se ky vendim është ndikuar dhe projektuar nga kancelarja e gjykatës së Përmetit, Oriana Dervishi.
Kancelarja e kësaj gjykate, është e ëma e personit të shpallur në kërkim, Justin Ndina.
Ndërsa Klement Ndina, rezulton të jetë ish-bashkëshorti i kancelares në fjalë.
Dukshëm ky vendim i marë nga kryegjyqtarja e Përmetit Yrvete Shkreli, kërkon një hetim nga ana e ILD-së.
Shkreli nuk është hera e parë që bëhet pjesë e këtyre manovrave juridike, pasi edhe në një rast tjetër ajo është kapur dhe kallëzuar nga prokuroria e Përmetit, për "Nxjerrje të sekretit hetimor", pasi ka njoftuar me telefon një individ që prokuroria e Përmetit e kishte vënë në përgjim telefonik.
Rasti i Përmetit është precedent tipik i kapjes familjarisht të një gjykate lokale, siç është Përmeti.
Vendimi i gjykatës është tërësisht në favor, të një trungu familjar që kontrollon gjykatën e Përmetit.
Dhe aspak nuk është në proporcion me dëmtimet e rënda shëndetësie që kanë sjellë të arrestuarit, ndaj të dëmtuarit Kostandin Xhallos.
Ky rast e shumë raste të tjera të praktikave gjyqësore që kam hasur në Shqipëri, tregon më së miri se me Reformën e Re, kemi vënë Drejtësinë në shërbim të familjeve dhe jo në shërbim të Popullit.
Sot Yrvertja, duhet të heqë nga vendimi i saj fjalën postulat VENDIM” “Në emër të Republikës” dhe në vend të kësaj të vendosi VENDIM:
“Në emër të familjes Ndina”.
Policia e Vlorës dhe Seksioni i Krimeve kanë zhvilluar...
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën arrest me burg për ...
39-vjeçari Briken Sanaj, i cili u ekzekutua mbrëmjen e dje...
Briken Sanaj është ndjekur dhe vëzhguar nga autorët që i m...
Briken Sanaj ishte kthyer nga Italia për dasmën e shokut, ...
Vrasja e 39-vjeçarit Briken Sanaj te “Kodra e Diellit”, dy...
Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga krimi që tronditi “...
Breshëri plumbash janë derdhur ndaj 39-vjeçarit Briken San...
Një vrasje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e së ...
Një shtetas 70-vjeçar është gjetur pa shenja jete nga ...
Një 49-vjeçare nga Babica e Madhe e Vlorës rezulton e zhdu...
Një bombol gazi ka shpërthyer pasditen e sotme në lagj...
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komi...
Dy shtetas, njëri në Vlorë dhe tjetri në Sarandë, kanë...
Policia ka vënë në pranga dy shtetasit, shtetasit L. Ç...
Një aksident është regjistruar rreth orës 22:00, në ak...
Faza e dytë e një megaoperacioni është zhvilluar së fundmi...
Një sherr masiv është raportuar ditën e sotme në Përme...
Seanca e sotme në gjykatën e posaçme për vrasjen e ish-pol...
Dy apartamente, dy garazhe, troje dhe një vilë janë sekues...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...