web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Guardia di Finanza zbarkon në Vlorë/ Në ndjekje të një mjeti lundrues prej një ore

19 Korrik 2022, 18:08, Kronika CNA
Guardia di Finanza zbarkon në Vlorë/ Në ndjekje të një
Foto ilustruese

Një operacion i Guardia di Finanza është duke u zhvilluar në brigjet e Vlorës.

Mësohet se autoritetet italiane janë vënë në ndjekje të një mjeti, në afërsi të grykëderdhjes së Vjosës.

Operacioni ka nisur prej 60 minutash dhe mjeti lundrues nuk është kapur ende. Raportohet se është kërkuar ndihmë edhe nga policia shqiptare, pasi dyshohet se mjeti po trasporton lëndë narkotike.

Ndërkohë, pritet që blutë të hedhin më shumë dritë mbi këtë ngjarje./ B.A. - CNA.al





Lajmet e fundit nga