web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fyeu tifozët pas ndeshjes Sopoti-Besëlidhja/ Procedohet penalisht 37-vjeçari

9 Shkurt 2026, 12:43, Kronika CNA

Fyeu tifozët pas ndeshjes Sopoti-Besëlidhja/ Procedohet penalisht

Një shtetas 37-vjeçar u procedua penalisht, pasi në përfundim të ndeshjes së futbollit Sopoti-Besëlidhja ka prishur qetësinë publike.

Shtetasi A.GJ., ka fyer tifozët dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin:

-A. Gj., 37-vjeç, sepse pas përfundimit të ndeshjes së futbollit “Sopoti-Besëlidhja”, ka prishur qetësinë publike duke fyer tifozët dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë”,-thuhet në njoftim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme./CNA





Lajmet e fundit nga