web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U dërgua pa shenja jete në spital/ Ndërron jetë 4-vjeçari në Vlorë

7 Shkurt 2026, 13:57, Kronika CNA

U dërgua pa shenja jete në spital/ Ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Vlorë, ku një 4-vjeçar është dërguar ditën e djeshme në spital pa shenje jete. Sipas raportimeve, i mituri kishte shfaqur prej disa ditësh simptoma si temperaturë, të vjella dhe diarre.

Ndërkohë, policia ka bërë me dije se në trupin e të miturit nuk janë konstatuar shenja dhune. Gjithashtu thuhet se po kryhen ekzaminime të mëtejshme mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

“U referuan materialet në Prokurori, pasi më datë 06.02.2026, në Spitalin Rajonal Vlorë, është çuar pa shenja jete një fëmijë 4-vjeçar. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Vijojnë ekzaminimet e mëtejshme mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të ndërrimit të jetës. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme”, ka njoftuar policia. /CNA





Lajmet e fundit nga