web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U rrëzua pranë rrjedhës së lumit/ Palombarët kërkojnë në Vjosë për 65-vjeçarin

5 Shkurt 2026, 15:07, Kronika CNA

U rrëzua pranë rrjedhës së lumit/ Palombarët

Palombarët e RENEA-s dhe shërbimet e policisë vijojnë kërkimet në lumin e Vjosës, për gjetjen e 65-vjeçarit, shtetasit Y. D.

Prej ditës së djeshme, palombarët e RENEA-s vijojnë kërkimet për gjetjen e shtetasit Y. D., 65 vjeç, i cili dyshohet se pasi është rrëzuar, e ka marrë nga rrjedha e lumit Vjosa, në afërsi të vendit të quajtur "Fusha e fshatit Peshtan", Tepelenë.

Në operacionin e kërkimit janë të angazhuar palombarët e RENEA-s, Forca e Posaçme “Shqiponja” e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, përfaqësues të Forcave të Armatosura, si dhe forca vullnetare e familjarë, të cilët vijojnë krehjen e shtratit të lumit nga të dyja anët.

Deri në këto momente, nuk është bërë e mundur gjetja e 65-vjeçarit./CNA

 

 





Lajmet e fundit nga