web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kanosi një 26-vjeçare duke thënë se do t'i publikonte foto intime/ Arrestohet kosovari

9 Shkurt 2026, 11:37, Kronika CNA

Kanosi një 26-vjeçare duke thënë se do t'i publikonte

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një shtetas kosovar pasi kanosi një 26-vjeçare për të mos i publikuar foto intime në rrjetet sociale.

37-vjeçari H. L. i kërkonte së resë në këmbim 100 mijë euro që të mos i publikonte pamjet.

Ndaj të arrestuarit rëndon akuza për “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

 

Njoftimi i policisë

 

 

DVP Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Privatësia”.

Kanosi një shtetase, për t’i dhënë 100 000 euro, që të mos i publikonte në rrjete sociale, foto/video me përmbajtje intime, arrestohet shtetasi kosovar.

Menjëherë pas indicjes se një shtetas kanoste nëpërmjet thirrjeve/mesazheve në një platformë një 26-vjeçare, që t’i jepte 100 000 euro, për të mos i publikuar në rrjete sociale, foto/video me përmbajtje intime, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës organizuan punën dhe në kuadër të operacionit “Privatësia”, kapën dhe u vunë në pranga autorin e dyshuar të rastit, shtetasin kosovar:

-H. L., 37 vjeç, banues në Kosovë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.





Lajmet e fundit nga