Përplasi çiftin e pushuesve me gomone në bregdetin e Jalës/ Arrestohet 37-vjeçari
Policia ka vënë në pranga 37-vjeçarin që humbi kontrollin ...

6 të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohen për trafik droge. Të rinjtë u arrestuan në 3 operacione të ndryshme.
Ndërkaq po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Finalizohen brenda 24 orëve, 3 operacione policore, të koduara “Cooper”, “The departed” dhe “Seller”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Operacionet u zhvilluan nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, Sektori i Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariati i Policisë Nr. 2.
Gjatë operacionit policor të koduar “Cooper”, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, u kapën në flagrancë 3 shtetas që shpërndanin lëndë narkotike, u sekuestruan dy automjete, lëndë e dyshuar narkotike kokainë dhe cannabis sativa, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje, 1070 euro dhe shuma parash të dyshuara të përftuara nga kjo veprimtari kriminale.
Gjatë operacionit policor të koduar “The departed”, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, u kapën në flagrancë 2 shtetas që shpërndanin lëndë narkotike, u sekuestrua lëndë e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje.
Gjatë operacionit policor të koduar “Seller”, nga Komisariati i Policisë Nr. 2, u kap në flagrancë 1 shtetas që shpërndante lëndë narkotike, u sekuestrua lëndë e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionet policore të koduara “Cooper”, “The departed” dhe “Seller”.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Cooper” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
– D. K., 24 vjeç, K. V., 32 vjeç, dhe R. K., 34 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.
Në rrugën “Tefta Tashko”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin D. K., i cili në ambientet e një lokali ka takuar shtetasin K. V. dhe shtetasin R. K., të cilëve iu ka lënë një qese të dyshuar me lëndë narkotike, në automjet. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit D. K. iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të automjetit, u gjet sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa, e ndarë në doza, gati për shitje, 1070 euro dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin sasi lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa, e ndanin atë në doza, të cilat i shisnin më pas në zona të ndryshme të Tiranës.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjete në përdorim të këtyre shtetasve, sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë, sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa e ndarë në doza, 1070 euro dhe shuma parash të dyshuara të përftuara nga ky aktivitet i paligjshëm.
Punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
—
Në kuadër të operacionit policor të koduar “The departed” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
– E. H., 19 vjeç, dhe B. M., 19 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjatë kontrollit të automjetit me drejtues shtetasin B. M. dhe pasagjer shtetasin E. H., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa.
Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin lëndë narkotike cannabis sativa, e ndanin në doza, të cilat i shisnin më pas në zona të ndryshme të Tiranës.
—
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Seller” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– M. Z., 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, nga shërbimet e Policisë, shtetasit M. Z. iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje.
Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndë narkotike cannabis sativa, e ndante në doza, të cilat i shiste më pas në rrugën “Perlat Rexhepi” dhe në zona të tjera të Tiranës.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Policia ka vënë në pranga 37-vjeçarin që humbi kontrollin ...
Një kontejner me banane është gjetur i hapur në portin e D...
Policia e Kukësit ka njoftuar se po bëhet transportimi...
Një anije është ndaluar dhe bllokuar në Qerret, pasi d...
Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke, d...
Dy 45-vjeçarë janë arrestuar nga policia e Tiranës, pa...
Disa turistë serbë kanë mbetur të bllokuar në “Majën e...
Një person ka humbur kontaktet me familjen në Tiranë. ...
Policia e Tiranës ka arrestuar një person për veprën p...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim t...
Një shtetas ka hyrë me dhunë në banesën e një çifti, d...
Policia ka dhënë detaje rreth ngjarjes së rëndë që ka ndod...
Paraditen e sotme në plazhin e Jalës ka ndodhur një ng...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në plazhin e Jalës p...
Shërbimet e PKK Muriqan, si rezultat i kontrolleve të ...
Policia e Korçës meriton të propozohet për ndonjë meda...
Nuk kanë të ndalur “sukseset” e Policisë së Korçës. Çdo di...
Një 28-vjeçare nga Tirana, e identifikuar me inicialet...
Një person i moshuar ka shpëtuar nga mbytja në zonën e...
Dy shqiptarë të moshës 40 dhe 21 vjeç kanë rënë në pra...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synoj...
Rusia e ka kryer njërin prej sulmeve më të mëdha me raketa...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...