web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E rëndë në Vlorë/ 57-vjeçarja ndërron jetë pas ndërhyrjes kirurgjikale

9 Dhjetor 2025, 10:27, Kronika CNA

E rëndë në Vlorë/ 57-vjeçarja ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Vlorës, ku një shtetase ka ndërruar jetë pasi ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale.

Shtetasja 57-vjeçare me iniciale M.B. ndërroi jetë në banesën e saj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale për vlerësim, pasi pas një ndërhyrjeje kirurgjikale të kryer më herët, ka ndërruar jetë në banesën e saj shtetasja M. B., 57 vjeçe. Vijon puna për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes”,-thuhet në njoftim.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./CNA





Lajmet e fundit nga