web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Detaje nga operacioni në Korçë/ Zbulohet sasia e drogës

24 Tetor 2024, 20:53, Kronika CNA

Detaje nga operacioni në Korçë/ Zbulohet sasia e drogës

Detajet e para kanë dalë në dritë nga operacioni i policisë në Korçë, ku u zbulua një magazinë, ku kultivohej lëndë narkotike.

Sipas burimeve nga policia, bëhet me dije se sasia e lëndës narkotike është rreth 60 kilogramë, e bërë gati për shitje.

Gjithashtu, janë gjetur më tepër se 100 rrënjë cannabis sativa, të cilat janë të njoma.

Personi që organizonte punën në këtë magazinë, duke punësuar persona për ta përpunuar e për ta bërë gati për shitje, dyshohet se është një banor nga Voskopi, i cili është shpallur në kërkim nga policia.

Nga ana tjetër, po hetohet nëse ka persona të përfshirë në kultivimin e drogës./ CNA





Lajmet e fundit nga