web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dani dhe Shaljani nuk ishin të armatosur/ Zbardhen detaje të reja nga atentati në Rinas

11 Nëntor 2025, 20:13, Kronika CNA

Dani dhe Shaljani nuk ishin të armatosur/ Zbardhen detaje të reja nga

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me atentatin e ndodhur ditën e sotme pranë aeroportit të Rinasit, ku mbeti viktimë Gilmando Dani dhe u plagos rëndë Muçi Shaljani.

Sipas gazetarit Elton Qyno, policia kriminale e Tiranës, ka zbuluar agjencinë e udhëtimit, ku janë prerë biletat për Danin dhe Shaljanin për në Barcelonë, ndërsa dyshohet se nga aty ka rrjedhur informacioni i hyrje-daljeve të tyre në vend tek personat që kanë bërë atentatin.

Një zyrtar i lartë i Policisë, i ka thënë gazetarit Qyno se dy viktimat e këtij atentati nuk ishin të armatosur dhe në momentin e sulmit nuk kanë mundur të bëjnë asnjë reagim për kundërpërgjigje.

Raportohet gjithashtu se autorët kanë qëlluar drejt makinës së dyshes nga një distancë shumë e afërt. Automjeti me targa AB 099UO, i cili u godit nga breshëria e plumbave, i përket Elvis Kosovës, personit të cilit muaj më parë i vendosën një tritol në garazh.

Autorët e krimit ende nuk dihen, ndërsa deri tani është gjetur i djegur vetëm automjeti që dyshohet se është përdorur nga ata. Policia njoftoi më herët se, brenda automjetit të djegur në fshatin Halil në Krujë, u gjetën edhe 4 armë zjarri që janë dërguar për ekspertim në Institutin e Policisë Shkencore. /CNA





Lajmet e fundit nga