Njihej si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit/ Kush ishte Gilmando Dani që u ekzekutua me plumba
Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shul...

Gazetari Elton Qyno i ftuar në "Syri TV" ka dhënë detaje mbi atentatin mafioz në Rinas ku mbeti i vrarë krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, Gilmando Dani dhe u plagos M.Sh.
Qyno tha se krimi është kryer nga një grup i organizuar dhe mjaft i sofistikuar që kishte informacion për largimin dhe kthimin e viktimës nga Spanja.
Gazetari deklaroi se grupi i cili kreu krimin ka pasur informacion të dorës së parë dhe lista e udhëtarëve mund të kenë dalë nga agjencitë e udhëtimit.
"Ai vetë sapo kishte dalë nga burgu, pra kishte pak kohë, gati një vit e gjysmë apo dy vjet sapo kishte dalë nga burgu, sepse kishte përfunduar një dënim prej 12 viteve burg për heqje të paligjshme të lirisë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal ndaj Y.B., por edhe për gjobëvënie ndaj këtij biznesmeni, dhe që vijmë në një moment kur Gilmando Dani ishte larguar gjatë këtyre dy viteve nga Shqipëria.
Kanë pasur një informacion, të dorës së parë që në momentin që ai sapo ka zbritur, ata kanë pasur listën e të gjithë udhëtarëve të avionit dhe kjo listë del zakonisht ose nga agjencitë turistike që presin edhe biletat njëkohësisht të udhëtarëve, ose direkt nga policia kufitare, e cila mbikëqyr të gjithë listën e pasagjerëve, jo vetëm të avionëve, por edhe të pasagjerëve detarë dhe deri diku te pasagjerët e transportit urban. Sidomos lista e pasagjerëve të transportit ajror është domosdoshmërisht që duhet të mbikëqyret. Por që ajo që më përbën në këtë ditë të rënduar, them, jo vetëm për shkak të ngjarjes, por edhe për shkak të një situate tjetër, sepse është një fakt tjetër që ka ardhur tashmë si informacion", tha Qyno.
Qyno u shpreh se atentati i sotëm është një goditje mjaft e rëndë për grupin e Emiljano Shullazit.
"Faktikisht sot është një goditje mjaft e rëndë për sa i përket grupit të Emiljano Shullazit. Ishte njeriu kryesor që organizonte dhe monitoronte punët e Shullazit jashtë qelisë, ishte njeriu kryesor që si të thuash kishte një ndikim, kishte një potencë dhe që mbante ende gjallë grupin në terren të Emiljanos Shullazit dhe që sot, vijmë në një moment kur ky person ekzekutohet me disa plumba dhe ekzekutohet pikërisht sapo vë këmbën në Shqipëri. Duket që autorët, por edhe grupi që ka organizuar vrasjen e tij, është një grup mjaft i sofistikuar dhe i strukturuar sepse fakti që ka pasur informacionin kur ka ikur dhe fakti që ka pasur informacionin kur ka ardhur", u shpreh gazetari./CNA
Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shul...
Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i ndodhur pa...
Policia ka dalë me njoftimin zyrtar për atentatin në Rinas...
Një atentat i ndodhur pak më parë në Rinas ka tronditur ve...
Detaje të tjera kanë dalë nga atentati i ndodhur në rrethr...
Raportohet se një atentat ka ndodhur në rrethrrotullimin e...
Policia Rrugore e Lezhës ka nisur një aksion me ‘dorë të h...
Një aksident rrugor është shënuar në orët e para të mëngje...
Drejtoria Vendore e Policisë Korçës ka vënë në pranga dy s...
Një mobilieri në Vlorë është përfshirë nga flakët në orët ...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagje...
Tre shqiptarë janë arrestuar në Itali pasi akuzo...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra dh...
Një 37-vjeçar u arrestua në Tiranë, pasi kishte punësuar i...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin r...
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Fier-Patos....
Një 42-vjeçar u vu në pranga në Tepelenë, pasi kanosi me a...
Një shtetas 45-vjeçar ka denoncuar largimin nga banesa të ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e kësaj të die...
Një aksident është shënuar këtë të shtunë në bulevardin “S...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...