web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksidentohet 5-vjeçari në Maliq/ Transportohet me urgjencë në Tiranë

29 Gusht 2022, 17:53, Kronika CNA
Aksidentohet 5-vjeçari në Maliq/ Transportohet me urgjencë
Foto ilustruese

Sot rreth orës 16:40 në spitalin e Korçës, ka mbërritur për mjekim një i mitur 5-vjeçar, banues në fshatin Sovjan, Maliq.

Sipas informacioneve paraprake, 5-vjeçari ka qenë duke luajtur në fshat dhe është goditur aksidentalisht nga një i mitur tjetër me biçikletë.

Për pasojë 5-vjeçari ka marrë dëmtime në kokë dhe pas mjekimit të marrë në spitalin e Korçës u transportua në Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Më datë 29.08.2022, rreth orës 16:40, në Spitalin e Korçës, ka mbërritur për mjekim një i mitur 5-vjeçar, banues në fshatin Sovjan, Maliq, i cili duke luajtur në fshat, është goditur aksidentalisht nga një i mitur tjetër me biçikletë. Për pasojë 5-vjeçari ka marrë dëmtime në kokë dhe pas mjekimit të marrë në Spitalin e Korçës u transportua në Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./ CNA.al





Lajmet e fundit nga