web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sherr në Ksamil/ 37-vjeçari përfundon në spital

28 Gusht 2022, 22:01, Kronika CNA
Sherr në Ksamil/ 37-vjeçari përfundon në spital
Spitali i Sarandës

Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Ksamil.

Mësohet se dy persona janë konfliktuar për motive të dobëta dhe situata ka degjeneruar në përleshje fizike.

Si pasojë ka mbetur i plagosur 37-vjeçari me iniciale E.M., i cili ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, blutë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shoqërimin e shtetasit me iniciale G.Z., të përfshirë në sherr.

“Sot, në spitalin e Sarandës, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi E. M., 37 vjeç, i cili dyshohet se është konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me shtetasin G. Z, në Ksamil.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe për shoqërimin e shtetasit G. Z, të përfshirë në këtë konflikt”, njofton policia./ B.A. - CNA.al





Lajmet e fundit nga