web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksident i rëndë në Kuçovë/ Makina përplas një të mitur

31 Korrik 2023, 21:40, Kronika CNA

Aksident i rëndë në Kuçovë/ Makina përplas

Një aksident i rëndë është shënuar këtë mbrëmje në Kuçovë.

Një automjet ka përplasur një të mitur.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit, pranë parkut të ri të qytetit.

Fëmija ka dalë nga parku me vrap në rrugë dhe është përplasur nga mjeti.

I mituri është transportuar drejt spitalit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, pa probleme për jetën.

"Rreth orës 20:30, në vendin e quajtur “Lapidari”, Kuçovë, një automjet që drejtohej nga shtetasi E.B, ka aksidentuar një shtetas të mitur 10 vjeç, këmbësor. 10-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, pa probleme për jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit."/CNA.al





Lajmet e fundit nga