web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

23-vjeçari gjendet i pajetë në Shkopet/ Policia: Automjeti i tij dyshohet se ka rënë në liqen

9 Korrik 2025, 08:53, Kronika CNA

23-vjeçari gjendet i pajetë në Shkopet/ Policia: Automjeti i

Policia ka dhënë një informacion paraprak në lidhje me ngjarjen e ndodhur në liqenin e Shkopetit, ku një i ri u gjet i pajetë.

Në njoftim thuhet se 23-vjeçari është kallëzuar i zhdukur mbrëmjen e djeshme nga babai i tij.

Ditën e sotme trupi i 23-vjeçarit është gjetur i pajetë pranë liqenit të Shkopetit, ndërsa automjeti me të cilin udhëtonte dyshohet se ka rënë në liqen.

 

Njoftimi i policisë

Mat/Informacion paraprak

Mbrëmjen e djeshme, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat, shtetasi R. D., i cili ka  kallëzuar se djali i tij, shtetasi R. D., 23 vjeç, nuk ishte kthyer në banesë. 

Shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kërkimet për gjetjen e 23-vjeçarit. Pas disa orësh kërkime, shërbimet e Policisë kanë gjetur trupin e pajetë të 23-vjeçarit, pranë liqenit të Shkopetit, ndërsa automjeti i tij dyshohet se ka rënë në liqen. 

Në lidhje me këtë rast është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.





Lajmet e fundit nga