web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Krijoi vendparkim në mënyrë të paligjshme/ Procedohet 54-vjeçari në Tiranë

8 Korrik 2025, 15:07, Kronika CNA

Krijoi vendparkim në mënyrë të paligjshme/ Procedohet

Lirohet një hapësirë e zënë në mënyrë të kundërligjshme, e kthyer në vendparkim automjetesh, në Astir.

Procedohet penalisht 54-vjeçari që kishte zënë hapësirën, si dhe tërhiqen automjetet e parkuara.

Si rezultat i patrullimeve dhe i verifikimeve të kryera sistematikisht dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Bashkiake dhe ato të IMT-së, konstatuan se një hapësirë publike në rrugën “Teodor Keko” ishte zënë në kundërshtim me ligjin dhe ishte kthyer në vendparkim automjetesh.

Në përfundim të veprimeve hetimore për rastin, nisi procedimi në gjendje të lirë për autorin e dyshuar të kësaj paligjshmërie, shtetasin F. M., 54 vjeç, për veprën penale “Pushtimi i tokës”./CNA





Lajmet e fundit nga