Rama pret në takim Presidentin e Lituanisë/ Zbardhen diskutimet
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...

Autoritetet çeke kanë nisur një hetim lidhur me zjarrin që shpërtheu në një depo të një kompanie që prodhon dronë dhe pajisje të tjera ushtarake, përfshirë një raketë të re lundruese që raportohet se po planifikohej të testohej në luftimet në Ukrainë gjatë këtij viti.
Zyrtarët thanë se zjarri që shpërtheu para agimit në ndërtesën që është në pronësi të prodhuesit të armëve LPP Holding në qyteti Pardubice, rreth 100 kilometra në lindje të Pragës, ishte i qëllimshëm dhe rasti po trajtohet si sulm terrorist.
Një grup që e quan veten Earthquake Faction tha në Telegram se ishte përgjegjës për zjarrin e 20 marsit në këtë objekt, të cilin e përshkroi si një “qendër kyç prodhimi” për armë izraelite dhe i lidhur me atë që e quajti “gjenocid ndaj Palestinës, Iranit dhe Libanit”.
Megjithatë, mediumi çek Seznam zpravy, duke cituar burime anonime, raportoi se zyrtarët e sigurisë po shqyrtojnë edhe mundësinë që të ketë qenë një operacion i rremë dhe se Earthquake Faction, për të cilin mediumi tha se “nuk ka të dhëna që mund të gjurohen”, mund të jetë një mbulesë për një entitet tjetër ose një aktor shtetëror.
“Po merremi me të gjithë informacionin që është në dispozicion. Ekziston një lidhje e mundshme me një sulm terrorist”, tha ministri i Brendshëm, Lubomir Metnar, në një postim në X.
Kryeministri Andrej Babis gjithashtu tha përmes një postimi në X se ngjarja po hetohet si një akt terrorizmi, ndërsa presidenti Petr Pavel theksoi se është e rëndësishme të priten rezultatet e hetimit.
Shefi i policisë kombëtare, Martin Vondrasek, tha se pak pas raportimit të zjarrit rreth orës 04:00, u dërguan mesazhe për disa gazetarë çekë nga një adresë e regjistruar në të njëjtin domen si faqja e Earthquake Faction.
Në një deklaratë në faqen e saj, LPP Holding konfirmoi se një zjarr kishte shpërthyer në një nga objektet e saj dhe tha se nuk do të spekulonte mbi “shkaktarët apo rrethanat”. Kompania shtoi se askush nuk u lëndua gjatë kësaj ngjarjeje.
Mediumi çek Aktualne citoi një përfaqësues të LPP Holding që tha se bashkëpunimi i planifikuar në vitin 2023 me një firmë izraelite, Elbit Systems, kurrë nuk u realizua për shkak të anulimit të një tenderi, dhe se LPP-ja nuk ka prodhuar kurrë dronë izraelitë.
Artikujt në faqen e internetit të LPP-së tregojnë se kompania ka prodhuar dronë që janë përdorur nga ushtria ukrainase në mbrojtjen e saj kundër pushtimit të nisur nga Rusia, që tani ka hyrë në vitin e pestë.
Në dhjetor, Aktualne raportoi se testimi luftarak i një rakete të re lundruese të prodhuar nga LPP-ja, me një rreze veprimi deri në 680 kilometra, e quajtur Narwhal, do të zhvillohej në Ukrainë në janar-shkurt të këtij viti, me prodhimin serik të raketës që mund të fillonte më pas. /REL
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka deklaruar d...
Organizata për Energji Bërthamore e Iranit tha më 21 mars ...
Kompanive amerikane të mbrojtjes po u kërkohet të rrisin p...
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Izraeli mund ...
Presidenti i SHBA Donald Trump ka deklaruar se nuk mbësht...
Presidenti i SHBA, Donald Trump ka kritikuar sërish aleatë...
Presidenti i SHBA, Donald Trump ka kritikuar vendimin e Mb...
Dy prokurorë federalë amerikanë po zhvillojnë hetime penal...
Sipas raportimeve në mediat e huaja, Izraeli ka kryer sulm...
Mojtaba Khamenei u bë figura qendrore në një nga tranzicio...
Lideri i ri Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei i shpëtoi vd...
Presidenti amerikan Donald Trump ka ndarë një mesazh, bash...
Aktori dhe legjenda e arteve marciale Chuck Norris ka ndër...
Goditjet ndaj elitës politike dhe ushtarake të Iranit gjat...
Ministri i Jashtëm i Iranit, Seyyed Abbas Araghchi, parala...
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) bën thirrje për m...
Disa media amerikane janë duke raportuar – duke cituar bur...
Televizioni shtetëror iranian ka raportuar se zëdhënësi i ...
Një raketë e lëshuar nga Irani goditi rafinerinë kryesore ...
Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara njoftoi ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...