Rruga drejt pasaportës gjermane pritet të jetë më e thjeshtë
Qeveria federale gjermane do të zbatojë dy reforma. Në kët...

Aktiviteti i parë i rëndësishëm i fushatës për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 në Shtetet e Bashkuara do të mbahet të mërkurën. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Steve Herman kandidatët e Partisë Republikane do të përballen në një debat në qytetin Miluoki të shtetit Viskonsi në mbrëmje.
Kur kandidatët republikanë të dalin në skenën e debatit në qendër të qytetit Miluoki të mërkurën në mbrëmje, mes tyre nuk do të jetë kandidati kryesor, ish-presidenti Donald Trump i cili ka thënë se nuk do të marrë pjesë.
Vetëm një nga pjesëmarrësit e pritshëm, ish-guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie, e ka kritikuar hapur dhe ashpër zotin Trump. Të tjerë, si Guvernatori i Floridës Ron DeSantis dhe ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut, Nikki Haley, kanë pasur një qasje më të matur, duke shpresuar të bindin bazën e partisë që vazhdon të jetë besnike ndaj zotit Trump, se ata mund të zbatojnë axhendën e ish-presidentit "Make America Great Again", pa barrën a çështjeve ligjore ndaj tij dhe polemikave të tjera.
Ndërkohë ish-nënpresidenti Mike Pence, e ka mbrojtur certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të vitit 2020, një veprim ceremonial që ai e bëri megjithë kundërshtimin e zotit Trump.
Ai vazhdon të ketë një mbështetje të ulët në shumicën e sondazheve të votuesve republikanë për vitin 2024.
Edhe pse zoti Trump dhe komentet e tij bombastike do të mungojnë në skenë, debati do të përqendrohet kryesisht rreth tij, përfshirë faktin që ai përballet me 90 akuza penale lidhur me veprimet e tij para, gjatë dhe pasi presidencës, parashikon profesori i shkencave politike në Universitetin Mary Washington, Stephen Farnsworth.
“Kjo krijon vështirësi për republikanët e tjerë, sepse ata kanë idetë e tyre në lidhje me çështje kyçe si ekonomia, Ukraina ose imigracioni e megjithatë mund të privohen nga mundësia për të diskutuar për ato çështje. Pyetjet ndaj tyre do të jenë për Donald Trump-in”, thotë ai.
Debati nuk do të ketë ndonjë ndikim tek zoti Trump: Ai do të vazhdojë të jetë kandidati kryesor. Por profesori i Universitetit Amerikan, Jordan Tama thotë se një koment i gabuar ose i duhur gjatë debatit, mund të ndryshojë ndjeshëm shanset e kandidatëve të tjerë.
"Kemi parë nga debatet në ciklet e kaluara zgjedhore që kandidatët mund të kenë një moment të keq që mund të sjellë skualifikimin e tyre. Kemi parë gjithashtu momente në debatet e kaluara ku kandidatët kanë thënë diçka që ka ndikuar pozitivisht tek shanset e tyre, duke u dhënë një shtysë në garë”, thotë ai.
Secili nga kandidatët në skenë shpreson që paraqitja e tyre të mërkurën mbrëma t’i japë hov garës, duke u dhënë mundësinë që të kthehen në Miluoki kur Partia Republikane të mblidhet po në këtë qytet për të zgjedhur kandidatin për zgjedhjet e përgjithshme në korrik të vitit të ardhshëm./VOA
Qeveria federale gjermane do të zbatojë dy reforma. Në kët...
Të paktën 22 punëtorë kanë vdekur të mërkurën kur ura heku...
Ish presidenti amerikan Donald Trump u padit nga një j...
Kabineti gjerman i ka miratuar më 23 gusht planet për ta l...
Në Maqedoninë e Veriut janë rritur çmimet e produkteve pas...
I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkan...
Ukraina ka kryer një tjetër sulm më dron në Moskë, në një ...
Presidenti rus Vladimir Putin tha në një samit të grupit B...
Dy mjekë stomatologë në Kosovë janë arrestuar pasi një...
Përgatitjet përfundimtare për shkarkimin e ujërave nga ter...
Gjenerali rus Sergei Surovikin, i cili në një kohë ishte k...
Të paktën 16 persona kanë humbur jetën dhe 36 të tjerë...
Një Kuran - i shkruar mjeshtërisht me dorë më shumë se 200...
India është përgatitur që më 23 gusht të bëhet vendi i...
Luftëtarët talebanë kanë kryer qindra vrasje që nga ma...
Fillimisht kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, deshi t...
Rusia sulmoi objektet e grurit në Odesa dhe rajonin e lumi...
Dmitry Medvedev, zëvendëssekretari i Këshillit të Sigu...
Tre njerëz janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur të mar...
Në Itali nën kryeministren Meloni është shuar euforia e Ki...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...