web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zgjedhjet në Kosovë/ Kurteshi ngre shqetësimin: Po sjellin njerëz për të votuar me karta serbe

12 Tetor 2025, 13:18, Kosova & Bota CNA

Zgjedhjet në Kosovë/ Kurteshi ngre shqetësimin: Po sjellin

Anëtari i KQZ-së nga radhët e LVV-së, Sami Kurteshi, ka ngritur shqetësimin duke thënë se Lista Serbe ka mbajtur tubim elektoral para zyrave dhe thirrje për të votuar në mënyrë të organizuar.

Kurteshi denoncoi se ka përpjekje të sjelljes së njerëzve për votim me karta identiteti serbe.

“Lista Serbe ka organizuar tubim para zyrave të veta. Kjo është thyerje e Kodit të Mirësjelljes pasi fushata zgjedhore ka përfunduar në orën 07:00 me hapjen e vendvotimeve. Sot është mbajtur tubim dhe atë në raport me numrin e popullsisë – masiv. Çështja e dytë është se në mënyrë të organizuar kanë shkuar në vendvotime dhe kemi fotografi, ku qëllimisht janë bllokuar korridoret për të shkaktuar probleme dhe incidente... Ka edhe përpjekje të sjelljes së njerëzve për votim me karta identiteti jo të Kosovës. Këto nuk po i shoh në raport”, theksoi Kurteshi.

Po ashtu ai ka kërkuar  deakreditimin e dy mediave serbe, RTS dhe Tanjugut, për gjuhën e urrejtjes dhe propagandën kundër Kosovës.

“Kjo është gjuha që e përdor Radio Televizioni i Serbisë në raport me zgjedhjet në Kosovë. Ajo urrejtja e brendshme ndaj Kosovës dhe shqiptarëve. Ne kemi kodin e sjelljes së mediave dhe këto janë shkelje e sjelljes edhe të subjekteve politike dhe mediave... Arsyeja pse ne kemi kundërshtuar akreditimin e disa mediave serbe ka qenë kjo – se nuk kanë sjellë asnjë dokument, por vetëm një kartë identiteti të fotografuar në dy anët, madje as kërkesë... Kërkoj që të deakreditohen RTS dhe Tanjug për shkak të gjuhës së urrejtjes dhe dezinformatave që i përhapin për zgjedhjet e sotme”, ka deklaruar Kurteshi./ CNA





Lajmet e fundit nga