"E dija ku fshihej, e shpëtova nga vdekja e turpshme"/ Trump i përgjigjet Khameneit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi të premten, një ditë para protestës në Beograd të thirrur nga studentët protesues, se “Serbia nuk e ka pranuar ultimatumin”.
“Shteti serb është përballur shumë herë me ultimatume nga fuqitë e mëdha të huaja. Edhe kësaj radhe, fuqitë e huaja na kanë dërguar ultimatum përmes bashkëpunëtorëve të tyre vendas. Përgjigja e shtetit serb ka qenë gjithmonë e njëjtë”, tha udhëheqësi serb për televizionin Pink.
Para protestës së Vidovdanit më 28 qershor, studentët që bllokojnë fakultetet në Beograd i kanë dhënë një ultimatum autoriteteve në Serbi.
Ata kanë kërkuar përmbushjen e dy kërkesave: e para është shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.
Kërkesa e dytë është ndërprerja e tubimit në qendër të Beogradit, ku gjatë tre muajve të fundit kanë kampuar kundërshtarët e bllokadave nga studentët. Ky grup i protestuesve në qendër të Beogradit e quan veten “studentët që duan të mësojnë”.
Studentët protestues kanë thënë se nëse këto kërkesa nuk plotësohen deri më 28 qershor në orën 21:00, presin që “qytetarët të jenë të gatshëm të ndërmarrin çdo masë ekzistuese të mosbindjes civile”.
“Ultimatumi nuk është pranuar, kështu që nuk duhet të prisni deri nesër në orën 21:00”, tha Vuçiç.
Që nga njoftimi për mbajtjen e protestës të shtunën, përfaqësuesit e pushtetit në Serbi kanë deklaruar se studentët dhe pjesëmarrësit në këtë protestë po planifikojnë të bëjnë trazira në rrugë.
Ndërkaq, studentët protestues kanë deklaruar se me veprimet e tyre deri tani kanë treguar se janë kundër çdo forme të dhunës.
Për më shumë se shtatë muaj, studentët kanë organizuar protesta në të gjithë Serbinë, duke kërkuar kryesisht që të përcaktohet përgjegjësia politike dhe penale për vdekjen e 16 personave nga shembja e strehës së betonit në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad.
Stacioni ishte rikonstruktuar dhe u inaugurua zyrtarisht disa muaj para shembjes.
Protestat janë bërë simbol i pakënaqësisë më të gjerë për sundimin e ligjit në Serbi, duke ngritur pyetjen nëse aksidenti në Novi Sad ishte pasojë e papërgjegjshmërisë dhe korrupsionit në sistem./ REL
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Samiti i BE-së në Bruksel përfundoi, por krerët e shteteve...
Një gjykatë në Izrael refuzoi kërkesën e kryeministrit Ben...
Presidenti i SHBA, Donald Trump, në një status në Truth So...
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka miratuar një ve...
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi ka pranuar se ...
Katër persona u vranë në rajonin industrial ukrainas të Dn...
Zyrtarë të lartë të qeverisë greke, si ministri i Emigraci...
Gjermania nuk largohet nga Kosova – të paktën jo këtë vit....
Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas deklaratës së Gjyk...
Autoritetet iraniane kanë kryer një valë arrestimesh dhe e...
Një nga dy kriminelët e përfshirë në rrëmbimin që i dha bo...
Shefi i ushtrisë ukrainase, gjenerali Oleksandr Syrsky, th...
Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi se deputetët janë të...
Presidenti i SHBA-së Donald Trump mund të zgjasë afatin e ...
Këshilli Evropian dënon sulmin terrorist ndaj Kishës Ortho...
Fitorja ndaj Iranit krijon mundësi të reja për marrëveshje...
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha të enjten se...
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, tha se n...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bëë me dije se shumica e tari...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...