web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Abuzimi me subvencionet në bujqësi/ Valë dorëheqjesh në qeverinë greke

27 Qershor 2025, 15:46, Kosova & Bota CNA

Abuzimi me subvencionet në bujqësi/ Valë dorëheqjesh në

Zyrtarë të lartë të qeverisë greke, si ministri i Emigracionit, Makis Voridis, zëvendësministri i Jashtëm, Tasos Hadjivassiliou, zëvendësministri i Zhvillimit Rural, Dionysis Stamenitis, dhe zëvendësministri i Qeverisjes Digjitale Christos Boukoros, kanë dhënë dorëheqjen.

Zyrtarët ishin pjesë e hetimeve të dosjes voluminoze të çështjes për OPEKEPE që është tashmë në Parlament.

OPEKEPE lidhet me keqpërdorimin e subvencioneve bujqësore të Bashkimit Europian përmes pretendimeve të falsifikuara për qiranë e tokës.

Vetëm pak ditë më parë, Komisioni Europian vendosi një gjobë prej 415 milionë eurosh ndaj Greqisë – shifër që mund të arrijë deri në 600 milionë – për keqmenaxhimin e fondeve të BE-së në sektorin e bujqësisë dhe për dështimin në zbatimin e kontrolleve të nevojshme./ CNA





Lajmet e fundit nga