web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shtëpia e Bardhë: Afati i 9 korrikut për tarifat tregtare mund të zgjatet

26 Qershor 2025, 22:13, Kosova & Bota CNA

Shtëpia e Bardhë: Afati i 9 korrikut për tarifat tregtare mund

Presidenti i SHBA-së Donald Trump mund të zgjasë afatin e ardhshëm për heqjen e tarifave, tha Shtëpia e Bardhë.

Afati i 9 korrikut për një marrëveshje tregtare "nuk është kritik", u tha zëdhënësja Caroline Levitt gazetarëve gjatë një informimi.

“Presidenti thjesht mund t'u ofrojë këtyre vendeve një marrëveshje nëse ato refuzojnë ta bëjnë atë me ne brenda afatit dhe kjo do të thotë që presidenti mund të zgjedhë një normë reciproke tarifore që ai beson se është e dobishme për Shtetet e Bashkuara dhe për punëtorin amerikan. Ky është një vendim që duhet ta marrë presidenti”,- tha Levitt.

Trump kishte njoftuar në fund të majit se do të vendoste tarifa prej 50% ndaj Bashkimit Evropian.

Dy ditë më vonë, Bashkimi Evropian ra dakord ta shtynte atë tarifë deri më 9 korrik, pasi Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se një zgjatje ishte e nevojshme për të arritur një marrëveshje të mirë./CNA





Lajmet e fundit nga