Irani arreston fituesen e Nobelit për Paqe, Narges Mohammadi
Fituesja e Çmimit Nobel për Paqe më 2023 nga Irani, Narges...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, më 12 dhjetor paralajmëroi se po përgatitet për një vizitë zyrtare në Kinë, ku do të shkojë së shpejti.
Ai tha në Nish, në jug të Serbisë, se ka biseduar me ambasadorin e Kinës në Beograd, Li Ming, për përgatitjet për këtë vizitë, raporton agjencia e lajmeve, Beta.
“Për mua kjo do të ketë një rëndësi të jashtëzakonshme dhe të mrekullueshme. I jam mirënjohës presidentit të Kinës, Xi Jinping, për mbështetjen që na ofron në çdo aspekt. Kjo do të jetë një vizitë zyrtare. Kam qenë shumë herë në Kinë, por ato kanë qenë vizita pune, ndërsa kjo do të jetë një vizitë zyrtare”, tha Vuçiç.
Ai theksoi se “Kina është një mike e sinqertë dhe e palëkundur e Serbisë”. Presidenti i Serbisë u takua më 4 shtator me presidentin kinez, Xi Jinping, në Pekin, dhe atëherë i kërkoi Kinës të ndihmojë Serbinë në fushën e investimeve.
Vuçiç atëbotë zhvilloi një vizitë disaditore në Pekin, ku me ftesë të presidentit kinez mori pjesë në shënimin e 80-vjetorit të fitores në Luftën e Dytë Botërore.
Në korrik 2024 hyri në fuqi marrëveshja për tregti të lirë ndërmjet Serbisë dhe Kinës, e cila parasheh heqjen e tarifave doganore për rreth 20.0000 produkte.
Nga Banka Popullore e Serbisë thanë në muajin prill, se sipas shteteve, investimet më të mëdha të huaja direkte në Serbi, bazuar në të dhënat e disponueshme për vitin 2024, kanë ardhur nga Kina.
Investitorët më të mëdhenj kinezë në Serbi janë kompania Zijin, e cila në vitin 2018 investoi në RTB Bor, si dhe kompania Hestil, e cila bleu Uzinën e Çelikut në Smederevë në vitin 2016.
Për shkak të intensifikimit të bashkëpunimit të Serbisë me Kinën që nga ardhja në pushtet e Partisë Progresive Serbe në vitin 2012, ndaj Beogradit zyrtar disa herë kanë ardhur kritika dhe paralajmërime nga Brukseli dhe Uashingtoni. /REL
Fituesja e Çmimit Nobel për Paqe më 2023 nga Irani, Narges...
Mediat ndërkombëtare, Financial Times dhe AFP, duke u thir...
Dy persona, shtetas të Kosovës, janë lënduar pasi avioni i...
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë e kanë hedhur po...
Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, është takuar ditën e...
Fituesi i Eurovisionit, artisti zviceran Nemo, ka kthy...
Një sulm me thikë ka ndodhur në një treg Krishtlindjesh në...
Kryeministri i Bullgarisë, Rosen Zhelyazkov, ka dhënë dorë...
Imri Demelezin është emëruar ministër në detyrë i Bujqësis...
Personi i Vitit i revistës Time për vitin 2025 nuk është n...
Ministri i Financave i Greqisë, Kyriakos Pierrakakis është...
Zyrtarë të lartë amerikanë pritet të takohen në Paris të s...
Gjykimi ndaj tre të akuzuarve për shpërthimin në kanalin e...
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, u bëri thirrje aleatëve që të ...
Emigrantët mund të dërgohen në "qendra kthimi" jashtë shte...
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar gjatë një t...
I botuar me nxitim në më pak se tre javë, libri i ri i Nic...
Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, tha të mërk...
Dhjetëra mijëra njerëz kanë protestuar në Sofje dhe qytet...
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez ka zhvilluar një tak...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...