"Jepni dorëheqjen, largohuni"/ Mijëra njerëz protestojnë kundër qeverisë në Bullgari
Dhjetëra mijëra njerëz kanë protestuar në Sofje dhe qytet...

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, tha të mërkurën se të dhënat e inteligjencës tregojnë se tre serbët e akuzuar për shpërthimin në kanalin jetik të ujit, Ibër-Lepenc, kanë qenë të lidhur ngushtë me strukturat shtetërore të Serbisë.
Një ditë më parë, prokurorët e Kosovës ngritën aktakuzë ndaj Jovan Viqentijeviq, Dragisha Viqentijeviq dhe Igor Dimoviq për shpërthimin e vitit të kaluar në kanalin e ujit që furnizon dy termocentralet kryesore të vendit.
Ata akuzohen se shpërthyen 20 kilogramë të llojit TNT në kanal, duke dëmtuar strukturën e tij prej betoni, ndërprerë furnizimin me ujë të pijshëm dhe duke penguar sistemin e ftohjes për termocentralet me qymyr, gjë që ngriti shqetësime për ndërprerje të rrymës.
Që të tre janë arrestuar pas sulmit.
Në një shkrim në Facebook të mërkurën mbrëma, Kurti i përsëriti deklaratat e mëparshme se “sulmi ka ardhur nga Serbia, fqinji ynë verior, agresiv e armiqësor”.
“Tashmë është në rrugë të mbarë hetimi i këtij rasti, ku janë siguruar prova se pikërisht tre serbët e akuzuar ishin në vendin e ngjarjes natën kritike, për ç’gjë falënderoj institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës dhe FBI-në nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për punën profesionale të kryer në këtë rast”, tha Kurti.
Ai nguli këmbë se gjykimi në këtë rast “do ta dëshmojë se të akuzuarit ishin pjesë e strukturave ilegale të Serbisë, të lidhur ngushtë me mikun e [presidentit të Serbisë Aleksandar] Vuçiqit, terroristin Millan Radoiçiq, dhe strukturat tjera shtetërore të Serbisë që planifikuan dhe urdhëruan sulmin terrorist”.
Kurti po i referohej ish-nënkryetarit të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në vend, Millan Radoiçiq, të cilin autoritetet kosovare e kërkojnë me fletarrestim për vepra të ndryshme penale, përfshirë për një sulm vdekjeprurës kundër Policisë së Kosovës në veri të vendit më 2023.
Radoiçiqit e mori përgjegjësinë për atë sulm ku u vra një rreshter kosovar dhe tre sulmues serbë.
Kosova e cilëson si “akt terrorist” shpërthimin në kanalin e ujit në Varragë të Zubin Potokut dhe e akuzon Serbinë se qëndron pas tij, por Beogradi e ka mohuar vazhdimisht se ka gisht.
“Përkundër faktit se Beogradi zyrtar mohonte përgjegjësinë dhe u angazhua fuqishëm përmes veprimeve hibride në dezinformimin e opinionit, duke ngritur dyshime nga më të ndryshmet për përgjegjësit apo motivet e aktit terrorist, aktakuza e ngritur dhe epilogu i rastit, pa fije dyshimi, do të konfirmojnë të dhënat dhe vlerësimet e institucioneve të Kosovës”, tha Kurti./REL
Dhjetëra mijëra njerëz kanë protestuar në Sofje dhe qytet...
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez ka zhvilluar një tak...
Turistëve nga dhjetëra vende mund t'u kërkohet të tregojnë...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu do të niset nga ...
Islanda i është bashkuar Spanjës, Irlandës, Sllovenisë dhe...
Bashkimi Europian u ka dhënë statusin e mbrojtjes së përko...
Një gjykatës federal ka bllokuar sot vendimin e presidenti...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës (KQZ) nuk i ka ce...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka...
Ambasadorët e Bashkimit Evropian morëm vendim të mërkurën ...
Një spital në Kherson, rajonin e pushtuar nga Rusia, është...
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka folur për përpje...
Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, është liruar nga Dh...
"New York Post" ka publikuar djemtë e fshehur të president...
Brigitte Macron, gruaja e presidentit francez Emmanuel Mac...
Portugalia përgatitet për grevën e parë të përgjithshme në...
Quhet “Siberia” e Greqisë, pasi është e famshme për të fto...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se është...
Kryeministri i Francës, Lecornu, mund të marrë frymë liris...
Serbia filloi më 2014 negociatat për anëtarësim në BE. Pro...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...