"Kalimet e paligjshme janë ulur me 26% këtë vit"/ Von der Leyen: Trafikimi i emigrantëve duhet të marrë fund
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës (KQZ) nuk i ka certifikuar të mërkurën kandidatët e Listës Serbe për deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, vetëm një javë pasi dështoi t'ia ndalonte pjesëmarrjen në këto zgjedhje partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.
Ky është tentimi më e fundit në një varg përpjekësh të dështuara të disa anëtarëve të komisionit për t’ia pamundësuar kësaj partie pjesëmarrjen në zgjedhje qoftë parlamentare apo lokale në vend.
Me dy vota kundër, gjashtë abstenime dhe tri për, 33 kandidatët e Listës Serbe nuk u certifikuan pavarësisht se Zyra për Regjistrimin e Partive Politike kërkoi certifikimin e tyre duke thënë se emrat e tyre nuk bien ndesh me ligjin për zgjedhjet.
“Lista me kandidatë është verifikuar bazuar në ligjin për zgjedhjet e përgjithshme. Nga të dhënat e pranuara nga institucionet e vendit, del se asnjë kandidat nuk bien ë kundërshtim me ligjin për zgjedhjet”, tha kryetari i Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike, Besnik Buzhala.
Anëtarët e partisë në pushtet Lëvizja Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, votuan kundër.
Kurteshi nuk dha ndonjë arsye pse votoi kundër, por tha shkurtimisht se “jam kundër certifikimit të Listës Serbe bashkë me kandidatët e saj”.
Anëtarët e partive të tjera politike shqiptare në KQZ abstenuan nga votimi. Lista Serbe mund të ankohet ndaj këtij vendimi në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
Votimi i së mërkurës vjen vetëm pak ditë pasi PZAP-ja e urdhëroi KQZ-së ta zhbëjë vendimin e 2 dhjetorit për moscertifikimin e Listës Serbe dhe urdhëroi pjesëmarrjen e saj në zgjedhje, duke thënë se komisioni nuk ka ofruar “asnjë arsyetim” për vendimin e marrë.
Paneli tha se Lista Serbe i kishte plotësuar kushtet e parapara me ligj për pjesëmarrje në zgjedhjet e këtij muaji.
Bashkësia ndërkombëtare e dënoi atë vendim të komisionit, siç ka bërë edhe në të kaluarën, pasi partia më e madhe e serbëve të Kosovës është përballur me përpjekje të vazhdueshme këtë vit për të mos ia lejuar pjesëmarrjen në zgjedhje qoftë parlamentare apo lokale.
Kjo është hera e katërt që KQZ-ja nuk e certifikon fillimisht këtë parti apo kandidatët e saj, pasi ngjashëm veproi edhe për zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit dhe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Në të gjitha rastet, PZAP-ja i ka rrëzuar vendimin e KQZ-së kundër saj. Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lista Serbe i fitoi 9 prej 10 ulëse të garantuara për pakicën serbe në Kuvendin e Kosovës.
Ndërsa, ajo i fitoi të gjitha 10 komunat me shumicë serbe në zgjedhjet lokale të tetorit, duke u rikthyer në pushtet pasi i kishte braktisur institucionet e Kosovës më 2022.
Kosova do të mbajë zgjedhje të parakohshme këtë muaj sepse partia në pushtet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, Lëvizja Vetëvendosje, nuk arriti në dy përpjekje ta marrë mbështetjen e Kuvendit për një mandat të ri.
Ajo i fitoi zgjedhjet e 9 shkurtit, por 48 ulëse në Kuvend ishin të pamjaftueshme për të qeverisur e vetme dhe ajo nuk gjeti një partner për të formuar qoftë edhe një qeveri të pakicës prej 61 ulësesh në Kuvend. /REL
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka...
Ambasadorët e Bashkimit Evropian morëm vendim të mërkurën ...
Një spital në Kherson, rajonin e pushtuar nga Rusia, është...
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka folur për përpje...
Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, është liruar nga Dh...
"New York Post" ka publikuar djemtë e fshehur të president...
Brigitte Macron, gruaja e presidentit francez Emmanuel Mac...
Portugalia përgatitet për grevën e parë të përgjithshme në...
Quhet “Siberia” e Greqisë, pasi është e famshme për të fto...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se është...
Kryeministri i Francës, Lecornu, mund të marrë frymë liris...
Serbia filloi më 2014 negociatat për anëtarësim në BE. Pro...
Tensioni i përshkallëzuar midis Tajlandës dhe Kamboxhias ë...
Gjermania ka një nga hapësirat ajrore më të ngarkuara në b...
Fëmijët në të gjithë Australinë u zgjuan të mërkurën pa qa...
Punimet për zëvendësimin e Urës së Savës në Serbi tashmë k...
Ukraina do të vendosë kufizime të reja për përdorimin e rr...
Predha me origjinë të panjohur raportohet se kanë rënë pra...
Kequshqyerja vazhdon të ketë pasoja te të rinjtë e Gazës, ...
Presidenti Aleksandar Vuçiq tha të martën se ka tri mundës...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...