Erdogan dhe Putin takohen në Turkmenistan/ Presidenti turk bën thirrje për armëpushim të pjesshëm në Ukrainë
Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, është takuar ditën e...

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë e kanë hedhur poshtë kërkesën e ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Haxhi Shala, për modifikimin apo uljen e dënimit me tri vjet burgim.
Në një njoftim për media, gjykata e Kosovës në qytetin holandez, e njohur edhe si Gjykata Speciale, tha se kryetarja e saj, Ekaterina Trendafilova, vendosi më 11 dhjetor se dënimi i Haxhi Shalës nuk do të ulet apo të modifikohet pas vuajtjes së dy të tretave të dënimit të tij.
Shala u dënua me tri vjet burgim në shkurt të këtij viti, si dhe me gjobë prej 400 eurosh, pasi paraprakisht e kishte pranuar fajësinë për pengim të drejtësisë.
Atij iu mohua modifikimi apo ulja e dënimit pasi Trendafilova, pas konsultimit me gjykatësit e paneleve që kishin shqiptuar dënimin, erdhi në përfundim se Shala “nuk kishte shprehur keqardhje” për krimin.
Trendafilova do ta shqyrtojë modifikimin e mundshëm të dënimit të Shalës në shkurt, sipas njoftimit.
Shala është mbajtur në burgun e qytetit holandez nga 11 dhjetori 2023, që nënkupton se atij i kanë mbetur vetëm edhe një vit nga vuajtja e plotë e dënimit prej tri vjetësh.
Shala ishte dënuar së bashku me dy të tjerë, Sabit Januzin dhe Ismet Bahtijarin, ndaj të cilëve prokurorët e Gjykatës Speciale kishin aktakuzë për pengim të drejtësisë.
Bahtijari dhe Januzi u dënuan me nga dy vjet burgim. Që të tre kishin arritur marrëveshje me prokurorët për pranimin e fajësisë.
Çfarë thoshte aktakuza për Shalën, Januzin e Bahtijarin?
Aktakuza e konfirmuar për tre të akuzuarit më 10 korrik të vitit 2023, thotë se në periudhën midis 5 dhe 12 prillit 2023 Haxhi Shala, bashkë me Sabit Januzin dhe Ismet Bahtijarin, kontaktuan një dëshmitar.
Më saktësisht, sipas aktakuzës, Ismet Bahtijari i bëri një vizitë dëshmitarit në shtëpinë e tij më 5 prill ndërsa Sabit Jonuzi bëri një vizitë më 12 prill.
Tutje në aktakuzë thuhet se dëshmitarit iu kërkua tërheqja e dëshmisë dhe iu ofruan benefite në këmbim. Vepra në grup, sipas Prokurorisë, u krye nën direktivën e Haxhi Shalës. /REL
Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, është takuar ditën e...
Fituesi i Eurovisionit, artisti zviceran Nemo, ka kthy...
Një sulm me thikë ka ndodhur në një treg Krishtlindjesh në...
Kryeministri i Bullgarisë, Rosen Zhelyazkov, ka dhënë dorë...
Imri Demelezin është emëruar ministër në detyrë i Bujqësis...
Personi i Vitit i revistës Time për vitin 2025 nuk është n...
Ministri i Financave i Greqisë, Kyriakos Pierrakakis është...
Zyrtarë të lartë amerikanë pritet të takohen në Paris të s...
Gjykimi ndaj tre të akuzuarve për shpërthimin në kanalin e...
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, u bëri thirrje aleatëve që të ...
Emigrantët mund të dërgohen në "qendra kthimi" jashtë shte...
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar gjatë një t...
I botuar me nxitim në më pak se tre javë, libri i ri i Nic...
Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, tha të mërk...
Dhjetëra mijëra njerëz kanë protestuar në Sofje dhe qytet...
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez ka zhvilluar një tak...
Turistëve nga dhjetëra vende mund t'u kërkohet të tregojnë...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu do të niset nga ...
Islanda i është bashkuar Spanjës, Irlandës, Sllovenisë dhe...
Bashkimi Europian u ka dhënë statusin e mbrojtjes së përko...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...