Arrestohet i dyshuari i fundit për grabitjen e Luvrit/ Ende asnjë gjurmë nga bizhuteritë
Autori i katërt dhe i fundit i dyshuar i grabitjes spektak...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 25 nëntor se Serbia ka edhe katër ditë deri në ndalimin e plotë të punës së rafinerisë nëse Shtetet e Bashkuara nuk e aprovojnë licencën e punës për Industrinë e Naftës së Serbisë (NIS).
“Rafineria e NIS-it po funksionon, ende nuk është fikur”, tha Vuçiç.
Më 18 nëntor, NIS-i kërkoi nga SHBA-ja një licencë të posaçme për të vazhduar punën gjatë kohës sa zgjasin negociatat mes aksionarëve dhe palëve të interesuara për ndryshimin e strukturës së pronësisë të kompanisë.
Vuçiç tha se pritej që Serbia ta merrte këtë licencë, “por ka edhe gjëra të tjera që ata [SHBA] duhet t’i dëgjojnë dhe t’i shohin” që të miratojnë licencën.
Ai tha se në rast të ndërprerjes së punës së rafinerisë duhen 20 ditë për ta vënë atë sërish në funksion.
“Kemi bërë gjithçka që na kanë thënë miqtë rusë dhe jemi dërguar në një situatë shumë të vështirë”, tha Vuçiç.
“Na kanë mbetur edhe sot e nesër për të marrë licencën”, shtoi ai.
Presidenti serb tha se ka pasur zëra në qeveri se duhet të bëhet nacionalizimi i NIS-it, por propozimi i tij, i cili është miratuar, ishte që të jepen edhe 50 ditë kohë për të gjetur një blerës të ri për NIS-in.
Ai tha se me ndërprerjen e punës së rafinerisë do të “vihej në rrezik funksionimi i sistemit shëndetësor, ndihmës së shpejtë”, si dhe furnizimi i zinxhirëve tregtarë dhe funksionimi i sistemit të transportit.
Vuçiç tha gjithashtu se Banka Popullore e Serbisë ka marrë paralajmërime, ashtu si edhe bankat komerciale në Serbi, për sanksione dytësore për shkak të bashkëpunimit me NIS-in.
“Po i vëmë në rrezik edhe bankat komerciale edhe Bankën Popullore. Unë personalisht kam marrë garanci verbale nga amerikanët se nuk do të ketë sanksione të tilla për bankat”, tha ai.
Vuçiç kishte deklaruar më herët gjatë nëntorit se pronarët rusë po negociojnë për shitjen e aksioneve të tyre në NIS me tre partnerë, por nuk kishte treguar se për kë bëhej fjalë.
Sanksionet amerikane ndaj NIS-it hynë në fuqi më 9 tetor, si përpjekje e administratës amerikane për t’i pamundësuar Rusisë që të përdorë të ardhurat nga energjia për luftën në Ukrainë. Këto sanksione më parë ishin shtyrë tetë herë.
Shteti i Serbisë në vitin 2008 ia shiti 51 për qind të aksioneve të NIS-it kompanisë shtetërore ruse Gazprom Neft për 400 milionë euro, pa tender.
Ndërkohë, struktura pronësore e NIS-it është ndryshuar disa herë, por ajo vazhdon të jetë shumicë në duart e kompanive ruse, ndërsa Serbia ka 29.87 për qind të aksioneve.
NIS është e vetmja kompani në Serbi që merret me kërkimin, prodhimin dhe përpunimin e naftës, si dhe prodhimin e gazit natyror.
Serbia është i vetmi vend në Europë, së bashku me Bjellorusinë, që nuk u është bashkuar sanksioneve të Bashkimit Europian ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës fqinje. /REL
Autori i katërt dhe i fundit i dyshuar i grabitjes spektak...
Reja e hirit e shkaktuar nga shpërthimi i vullkanit në Eti...
Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF), i mbështetur nga SHBA-...
Dy alpinistë kanë humbur jetën pasi kanë rënë nga maja më ...
Me investimin prej 1.9 miliardë eurosh përmes kredisë së p...
Rreth 41% e shpenzimeve publike gjermane bëhet për sigurim...
Një stuhi ekstreme, e vlerësuar si fenomen që ndodh një he...
Ministria e Jashtme në Gjermani ka këshilluar qytetarët e ...
Çdo 10 minuta vitin e kaluar, një grua diku në botë është ...
Sekretari i Ushtrisë Amerikane, Dan Driscoll, ka zhvilluar...
Kryeqyteti i Ukrainës, Kiev, u sulmua gjatë natës, me të p...
Tregjet tradicionale të Krishtlindjeve u hapen këtë të hën...
Lidhja Demokratike e Kosovës e ka nominuar kreun e partisë...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se prop...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mirëpritur h...
Bizneset kosovare po zgjerojnë gjithnjë e më shumë aktivit...
Zelanda e Re ka një plan për të eliminuar të gjitha macet ...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Ukraina do të punojnë ...
Një monedhë floriri e krijuar në vitin 1609 për Mbretin Fi...
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...