Kosova rrit pensionet me 20%
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se qeveria e ...

Serbia do të marrë një nyje të re furnizimi me gaz natyror përmes ndërtimit të interkonektorit Maqedoni e Veriut-Greqi, u tha pas takimit të kryeministrit maqedonas, Hristian Mickoski, dhe homologut të tij serb, Milosh Vuçeviç, i cili po qëndron për vizitë në Shkup.
Mickoski, në konferencën e përbashkët për shtyp, shpjegoi se pozita gjeografike e Maqedonisë së Veriut është tepër e rëndësishme dhe shprehu përcaktimin e qeverisë së tij që si e tillë të shndërrohet në udhëkryq rrugor, energjetik dhe hekurudhor.
"Me kryeministrin Vuçeviç biseduam për lidhjen energjetike mes dy vendeve, duke theksuar veçanërisht rëndësinë e ndërtimit të interkonektorit të gazit që do të lidhë të dyja vendet. Ne tani jemi në fazën e përfundimit të procedurës së tenderit, me të cilin më në fund do të nisë ndërtimi i interkonektorit, dhe kështu do të sigurojmë një opsion shtesë për furnizimin me gaz të Evropës Qendrore. Presim që në fund të vitit të përfundojë procedura dhe ndërtimi të fillojë në pranverë. Financimi është i siguruar", tha Mickoski.
Kryeministri maqedonas përsëriti se korridori X-të dhe ai i VIII-të janë projekte strategjike. Ndërsa, pa dhënë ndonjë hollësi më shumë, tha se në takim është biseduar edhe për sfidat me të cilat përballet rajoni.
“Në këto kohë të turbullta është e domosdoshme të jemi së bashku, të bëhemi zëri i arsyes dhe të punojmë për qëndrueshmërinë dhe sigurinë e gjithë rajonit. Theksuam rëndësinë e dialogut si rrugë e vetme për zgjidhjen e kontesteve dhe të keqkuptimeve”, theksoi kryeministri Mickoski.
Më herët, Mickoski paralajmëroi një vit të vështirë për sektorin energjetik, duke theksuar sfidat që vijnë nga rritja e çmimeve të energjisë në tregjet evropiane për shkak të luftës në Ukrainë. Ai tha se "si shtet duhet jemi të gatshëm dhe do t’u përgjigjemi të gjitha sfidave".
Vuçeviç dhe homologu i tij maqedonas, Hristijan Mickoski, konfirmuan përcaktimin për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha të ndryshme duke paralajmëruar se deri në fund të vitit në qytetin serb, Nish, do të mbahet edhe një mbledhje e përbashkët e dy qeverive.
“Ne nuk dallojmë asnjë gaz. Ne e duam edhe atë të Rusisë, të Azerbajxhanit, të gjitha gazrat, respektivisht çdo burim që e ofron tregu, për ne është në interes. Nuk është luks të kemi, të mos kemi, të varemi nga gazi i dikujt, për shkak se dikush tjetër e vlerëson ashtu. Na falni, ne mbajmë llogari për shtëpinë tonë, kështu që gjithçka që është në interes të Serbisë, ne do ta përdorim”, theksoi Vuçeviç në Shkup.
Gjatë pritjes shtetërore që u organizua nga kryeministri Mickoski, u vërejt mungesa e ministrave shqiptarë nga radhët e grupimit politik VLEN, të cilët deri tani nuk kanë bërë ndonjë shpjegim për këtë./ Rel
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se qeveria e ...
Një gjykatë ruse e ka dënuar me gjashtë vjet e 10 muaj bur...
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka përkujtuar sul...
Kryetari i Bashkisë Chilpancingo, kryeqyteti i shtetit Gue...
Dy shtetas kinezë janë vrarë nga një shpërthim i fuqishëm ...
Këtë të hënë shënohet një vit nga nisja e luftës midis Ham...
Një depo e naftës është përfshirë nga zjarri mëngjesin e s...
Sulme ajrore izraelite kanë goditur kamionë në Siri që po ...
Udhëheqësit evropianë të ekstremit të djathtë shprehën mbë...
Politika e Shteteve të Bashkuara për Kinën përgjithësisht ...
Nën udhëheqjen e kryeministrit Albin Kurti, Kosova ka bërë...
Trump u kthye të shtunën në Butler të Pensilvanisë ku i sh...
Ekipet e shpëtimit nga shtetet fqinje të Bosnjë e Hercegov...
Gati tre muaj pas atentatit, ish-presidenti Donald Tru...
Kryeministri libanez, Najib Mikati, ka ripërsëritur thirrj...
Forcat ruse kanë lëshuar 87 dronë dhe katër raketa ndaj Uk...
Gjysmë shekulli pasi testoi fuqinë e saj në betejat gjeopo...
Ka mbetur vetëm një muaj deri në zgjedhjet presidenciale t...
Në një zonë pranë qytetit Trujillo në veri të Perusë, arke...
Parlamenti Evropian është duke vazhduar procedurat e t...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...