Qeveria e Kosovës navigon mes nacionalizmit dhe pritjeve të SHBA-së
Nën udhëheqjen e kryeministrit Albin Kurti, Kosova ka bërë...

Politika e Shteteve të Bashkuara për Kinën përgjithësisht nuk ka ndryshuar nga administrata e ish-Presidentit Donald Trump tek ajo e Presidentit Joe Biden. Të dy e kanë konsideruar Kinën si konkurenten më të madhe të Amerikës. Por siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Elizabeth Lee, dy kandidatët e tanishëm, Harris dhe Trump kanë përqasje disi të ndryshme për marrëdhëniet me Kinën. Megjithëse kanë përplasje për një seri tematikash, kandidatja demokrate Kamala Harris dhe kandidati republikan Donald Trump janë dakort për një çështje: për rrezikun nga Kina.
Robert O’Brien shërbeu si këshilltar i sigurisë kombëtare gjatë administratës së ish-Presidentit Trump.
“Mendoj se rreziku që kemi nga Kina është shumë më serioz se nga Bashkimi Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë”, thotë zoti O’Brien.
Zoti O’Brien thotë se Shtetet e Bashkuara duhet të përballen me Kinën duke demonstruar forcë.
“Nuk është vetëm fuqia ushtarake. Është fuqia ekonomike. Fuqia diplomatike. Është fuqia e butë dhe ajo kulturore. Kjo i tremb këta kundërshtarë”, tha zoti O’Brien.
Në aspektin ekonomik, administratat e ish-Presidentit Trump dhe ajo e Presidentit Biden kanë përdorur tarifat për t’iu kundërvënë praktikave kineze të mbingopjes së tregut me produkte të lira.
“Kina do ju marrë të gjithë biznesin për shkak të makinave elektrike dhe materialeve që kanë. Ne nuk i kemi”, tha ish-Presidenti Trump.
Ai propozon vendosjen e tarifave deri në 60% ndaj importeve kineze. Nënpresidentja Harris flet gjithashtu për konkurencën SHBA-Kinë.
“Do të sigurohem që ta udhëheq botën drejt një të ardhmeje për hapësirën kozmike dhe inteligjencën artificiale. Që ta fitojë garën Amerika, dhe jo Kina”, tha Nënpresidentja Harris.
“Ajo ka mbështetur disa nga kufizimet për tregtinë të administratës Biden. Por nuk është shumë në favor të tarifave”, thotë Jeremi Suri, nga Universiteti i Teksasit.
Analistët thonë se ish-Presidenti Trump e shikon çështjen si më praktike.
“Do të jetë ndoshta telefonata ime e parë, me Presidentin Xi. Do t’i them se duhet të zbatojë marrëveshjen për të cilën ranë dakord, që të blejnë 50 miliardë dollarë produkte të fermave amerikane. Dhe ju garantoj se ai do t’i blejë”, tha ish-Presidenti Trump.
Në fushën e politikës së jashtme, zoti O’Brien thotë se është e rëndësishme të ndërtohen aleanca me vendet që kanë perceptime të ngjashme.
“Ishte dikur një kohë kur Amerika mund ta përballonte e vetme. Nuk ja dalim dot më të vetëm”, tha zoti O’Brien.
Një ekspert thotë se ish-Presidenti Trump është shkëputur nga politika e jashtme tradicionale republikane për krijimin e aleancave të forta.
“Trump-i nuk është fare për aleancat dhe më tepër shtron pyetjen se çfarë fitojmë ne?”, thotë Richard Murray, Universiteti i Hjustonit.
Ndërsa po shtohet retorika elektorale për konkurencën kineze dhe rreziqet e sigurisë, disa amerikanë kanë frikën se pasojat mund t’i ndjejnë aziatiko-amerikanët dhe kinezët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara, thotë Steven Pei, i cili emigroi nga Tajvani dhe tashmë punon si profesor universiteti në Shtetet e Bashkuara.
“Mendojnë se e gjithë shoqëria amerikane po përballet me një rrezik nga Kina. Kështu që duhet një reagim nga mbarë shoqëria për ta trajtuar këtë rrezik që u vjen nga fabrikat, studentët, studiuesit nga Kina. Do më përfshijnë edhe mua, pasi njerëzit nuk dallojnë dot nëse jam nga Tajvani apo Kina, apo Koreja?”, thotë zoti Pei.
Me retorikën e ashpër të ish-Presidentit Trump, disa aziatiko-amerikanë shqetësohen për ndjesinë në rritje anti-kineze, në rast se ai zgjidhet president. Por aziatiko-amerikanët republikanë thonë se shpresojnë që duke qenë sipërmarrës, ai mund të arrijë marrëveshje me Kinën nga të cilat mund të përfitojnë të gjithë amerikanët./ VOA
Nën udhëheqjen e kryeministrit Albin Kurti, Kosova ka bërë...
Trump u kthye të shtunën në Butler të Pensilvanisë ku i sh...
Ekipet e shpëtimit nga shtetet fqinje të Bosnjë e Hercegov...
Gati tre muaj pas atentatit, ish-presidenti Donald Tru...
Kryeministri libanez, Najib Mikati, ka ripërsëritur thirrj...
Forcat ruse kanë lëshuar 87 dronë dhe katër raketa ndaj Uk...
Gjysmë shekulli pasi testoi fuqinë e saj në betejat gjeopo...
Ka mbetur vetëm një muaj deri në zgjedhjet presidenciale t...
Në një zonë pranë qytetit Trujillo në veri të Perusë, arke...
Parlamenti Evropian është duke vazhduar procedurat e t...
Në një paraqitje të rrallë në dhomën e konferencës në Shtë...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha të shtunën se S...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka bërë thirrje...
Ukraina ka prova të dokumentuara për ekzekutimin e 93 të b...
Në një paraqitje të rrallë në dhomën e konferencës në Shtë...
Izraeli ka zgjeruar bombardimet në Liban më 5 tetor, duke ...
Kryepeshkopi i dioqezës së kryeqytetit boshnjak të Vrhbosn...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të prezantojë ...
Forcat paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara në Liban thanë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bëë me dije se shumica e tari...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...