web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e Liridonës/ Naim Murseli e dy të tjerë në paraburgim edhe për dy muaj

29 Dhjetor 2023, 10:48, Kosova & Bota CNA
Vrasja e Liridonës/ Naim Murseli e dy të tjerë në paraburgim
Liridona Ademaj

Tre personat që akuzohen si autorë të vrasjes së Liridona Ademajt janë lënë në paraburgim edhe për dy muaj të tjerë.

Gjykata Themelore në Prishtinë vendosi që Naim Murseli, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava, të vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim.

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve N.M, G.P, dhe K.K,  Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, ashtu që tre të pandehurve iu vazhdohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy muaj, për secilin. Masa e paraburgimit të pandehurve iu është vazhduar nga data 31.12.2023 deri më datë 29.02.2024”., thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Liridona Ademaj, 30-vjeçare, është vrarë më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë./ CNA





Lajmet e fundit nga