Ndahet nga jeta Dick Marty, prokurori që krijoi polemika me raportin për Kosovën
Ish-raportuesi në Këshillin e Evropës, Dick Marty, ka ndër...

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se nga qershori i vitit 2024 do të fillojë testimi i mësimdhënësve që duan licencë të avancuar.
Nagavci, në një konferencë për media të mbajtur më 28 dhjetor në Prishtinë, ka thënë se mësimdhënësit nuk janë kundër këtij testimi që do të mundësojë avancimin në karrierë apo pagë më të lartë.
“Tashmë kemi finalizuar infrastrukturën ligjore, udhëzimet administrative që e mundësojnë testimin e mësimdhënësve, jemi në bashkëpunim me Këshillin shtetëror për licencimin e mësimdhënësve dhe partnerët tanë, edhe në proces të krijimit të udhëzuesit i cili do t’i bëjë të qarta të gjitha procedurat, kriteret dhe çdo gjë tjetër që është e nevojshme për realizimin me sukses të testit”, ka thënë Nagavci.
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) e kundërshton idenë e testimit të mësimdhënësve, si mënyrë për t’i rilicencuar ata.
Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj, ka thënë më herët për Radion Evropa e Lirë se “një testim i tillë me shkrim” do të konsiderohej nënçmues dhe degradues nga mësimdhënësit, sepse ata i kanë përfunduar shkollimet përkatëse.
Megjithatë, ai kishte theksuar se sindikalistët nuk janë kundër vlerësimit të performancës së mësimdhënësve, si dhe gradimit të tyre.
Nagavci ka thënë se SBASHK-u nuk duhet të kundërshtojë avancimin në karrierë për mësimdhënësit.
“Besoj që mësimdhënësit nuk janë kundër... do të jenë të suksesshëm në këtë vlerësim që do të bëhet dhe do të arrijnë të avancohen në karrierë, mund të ketë raste individuale por nuk mendoj që është mirë për SBASHK-un të dalë në mbështetje të atyre të cilët mund të kenë probleme”, ka thënë Nagavci.
Derisa ka folur për testimin për licencë të avancuar, Nagavci ka thënë se për këtë janë duke bashkëpunuar edhe me Shqipërinë dhe sipas saj më shumë rreth këtij testimi do të zbulojnë në tre mujorin e vitit të ardhshëm.
“Jemi në bashkëpunim me Republikën e Shqipërisë të cilët e realizojnë një test të tillë për mësimdhënësit. Kolegët tanë kanë pasur disa takime tashmë edhe kemi punuar në këtë drejtim dhe këtë do ta bëjmë të ditur në tre mujorin e parë të vitit të ardhshëm dhe synimi është që nga qershori të fillohet me test për licencën e avancuar”, ka thënë Nagavci.
Cilësia e arsimit në sistemin parauniversitar të vendit është kritikuar shpesh nga institucionet ndërkombëtare.
Në një raport që ka publikuar Banka Botërore në vitin 2020, është thënë se nxënësit në Kosovë “kanë ngecje të madhe në mësimnxënie”./ REL
Ish-raportuesi në Këshillin e Evropës, Dick Marty, ka ndër...
Një aeroplan me 34 pasagjerë ka ateruar në një liqen të ng...
Qeveria gjermane miratoi eksportin e armëve dhe pajisj...
Gaston Glock, inxhinieri austriak që krijoi pistoletën Glo...
Shtëpia e Bardhë e ka miratuar një tjetër ndihmë ushta...
Gjermania aktualisht po përballet me një mungesë në se...
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka fol...
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani,...
Një djalë është bërë pjesë e një momenti shumë të sikl...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Turqi mëngjesin e s...
Lideri koreano-verior, Kim Jong Un, ka bërë thirrje pë...
Ish-miss Bolivia, njëherësh dhe modele, Alondra Mercad...
Pas muajsh vonese, Komisioni i Jashtëm i parlamentit t...
Çmimet e naftës ranë gati 2% të mërkurën, duke eliminu...
Pothuajse gjysma e eksporteve të naftës dhe gazit të këtij...
Turqia ka rritur pagën minimale mujore në mbi 520 euro...
Emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus zbuloi ko...
Një krijim i jashtëzakonshëm ka pushtuar internetin, n...
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkur...
Policia tha të martën se po heton kërcënimet ndaj gjyq...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...