Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Europa vazhdon të sfidohet me një të ardhme të paqartë sa i përket furnizimit me gaz. Një pjesë e vendeve anëtare të BE-së po përballen me sasi të reduktuara të gazit që vjen nga Rusia. Pasiguria dhe mundësitë që Moska të ndërpresë furnizimin me gaz në dimër, nxiti thirrjet e Bashkimit Europian drejtuar vendeve anëtare që të ulin konsumin e gazit me 15 për qind.
Bashkimi Europian shpalosi sot (e mërkurë) planet që vendet anëtare të bllokut të shkurtojnë konsumin e gazit me 15 për qind deri në mars të vitit të ardhshëm. BE-ja paralajmëroi se pa këto shkurtime të thella që duhen kryer tani, vendet mund të përballen me mungesa gjatë dimrit, nëse Rusia ndërpret furnizimin.
“Rusia po na shantazhon, duke përdorur energjinë si armë. Në çdo rast, qoftë për një ndërprerje të pjesshme, të madhe, apo ndërprerje totale të gazit rus, Europa duhet të jetë gati”, tha Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në një konferencë për shtyp.
Komentet e saj vijnë ndërsa Europa po mundohet të sigurojë rezerva të mjaftueshme të gazit para futjes në sezonin e dimrit dhe të krijojë një mburojë në rast se Moska kufizon më tej furnizimet e saj si hakmarrje për mbështetjen që Brukseli i ka dhënë Ukrainës.
Një pjesë e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian tashmë po përballen me furnizime të reduktuara ruse, ndërsa zyrtarët e BE-së paralajmërojnë se ka të ngjarë të ndodhë një ndalim i plotë i furnizimit me gaz nga Rusia.
Komisioni Europian propozoi sot një objektiv për të gjitha vendet anëtare të BE-së, për uljen e përdorimit të gazit me 15 për qind nga gushti në mars, krahasuar me konsumin mesatar të këtyre vendeve në të njëjtën periudhë, nga viti 2016 e deri më 2021.
Propozimi i mundëson Brukselit ta bëjë këtë objektiv të detyrueshëm, në rast të ndonjë urgjence, nëse BE-ja deklaron rrezikun e konsiderueshëm për mungesë të madhe të gazit.
Rregullorja duhet të miratohet nga një shumicë e cilësuar e vendeve anëtare, të cilat së bashku duhet të përfaqësojë 65 për qind të popullsisë së Bashkimit Europian.
Diplomatët e vendeve të BE-së pritet të diskutojnë mbi këtë çështje të premten, ndërsa miratimi i rregullores pritet të bëhet në një takim urgjent të ministrative të energjisë më 26 korrik.
Para se ta sulmonte Ukrainën, Moska siguronte 40 për qind të nevojave të BE-së për gaz. Por pas fillimit të luftës, sasia e gazit rus që transportohet në Europë kanë rënë nën 30 për qind të mesatares së viteve 2016-2021./ VOA
Ministrat e Jashtëm të Republikës Çeke, Austrisë dhe S...
Ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser, dhe Mini...
"Tradhtarë”, "bashkëpunëtorë”, "dezertorë”. Më shumë se 65...
Në qershor, për të dytin muaj me radhë, Rusia ishte fu...
Deputetët e Sri Lankës kanë zgjedhur kryeministrin e d...
Britania theu një tjetër rekord për temperaturën më të lar...
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, u ka thënë të m...
Shtetet e Bashkuara të martën e vendosën Rusinë në lis...
Edhe këtë vit, Greqia duket se po përballet me probleme se...
Në Shtetet e Bashkuara nën sanksione, në Kosovë i kërkuar,...
Zyra e motit në Mbretërinë e Bashkuar thotë se Britani...
Hapen negociatat për anëtarësim të Shqipërisë dhe RMV-...
Udhëheqësi i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Mot...
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, e ka qua...
Kompania Kombëtare e Naftës së Iranit (NIOC) dhe kompa...
Disa qytete në mbarë Francën shënuan temperatura rekor...
Në Shtetet e Bashkuara filloi të hënën përzgjedhja e j...
Ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian ranë dakord ...
Kompania suedeze e veshjeve "H&M" ka marrë vendim për ...
Ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian po takohen s...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...