Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Britania theu një tjetër rekord për temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë, të martën, mes një vale të nxehti që ka përfshirë disa pjesë të Europës.
Agjencia britanike e Meteorologjisë tha se këto nivele të larta, tashmë janë një fakt i jetës, në një vend të papërgatitur për temperatura të tilla ekstreme.
Britania, që zakonisht ka një mot të butë, ishte vendi më i fundit që u prek nga moti jashtëzakonisht i nxehtë dhe i thatë që ka shkaktuar zjarre, nga Portugalia në Ballkan, shoqëruar me një numër të madh viktimash.
Agjencia britanike e Meteorologjisë regjistroi një temperaturë të përkohshme prej 40.3 gradë Celsius në Coningsby në Anglinë lindore, duke thyer rekordin e vendosur vetëm disa orë më parë.
Para ditës së martë, temperatura më e lartë e regjistruar në Britani ishte 38.7 C, e vendosur në vitin 2019. Më vonë gjatë pasdites, 29 qytete në Mbretërinë e Bashkuar thyen rekord për temperatura të larta.
Mes shqetësimeve që ka shkaktuar situata, një prej shkencëtarëve kryesorë të Agjencisë britanike të Meteorologjisë, Stephen Belcher, tha se temperatura të tilla në vend do të ishin praktikisht të pamundura pa ndryshimet klimatike pas të cilave qëndrojnë vetë njerëzit.
Ai paralajmëroi se "vendi mund të përballet me temperatura të tilla çdo tri vjet" nëse nuk do të ketë veprime serioze lidhur me emetimin e gazit karbonik.
Temperaturat përvëluese janë bërë shkak për anulimin e udhëtimeve, shërbimeve të kujdesit shëndetësor e mbylljen e shkollave.
Në Britani shumë shtëpi, biznese të vogla e ndërtesa publike, përfshirë spitalet, nuk kanë ajër të kondicionuar, një tregues se sa e pazakontë është një nxehtësi e tillë në këtë vend, i njohur për shiun dhe temperaturat mesatare.
Temperaturat e larta dëmtuan pistën e aeroportin Luton të Londrës, duke e detyruar atë të mbyllet të hënën për disa orë, si dhe kanë shtrembëruar një rrugë kryesore në Anglinë lindore duke shkaktuar një zhytje të saj. Stacionet kryesore të trenave janë mbyllur ose ishin thuajse bosh të martën, kjo pasi udhëtimet ose ishin anuluar ose trenat lëviznin me ngadalë nga droja se shinat mund të përthyheshin.
Londra u përball me atë që kryebashkiaku Sadiq Khan e quajti një rritje e madhe e vatrave të zjarrit për shkak të vapës. Brigada e zjarrfikësve të kryeqytetit njoftoi për 10 vatra zjarri të mëdha, të përhapura në të gjithë qytetin të martën, gjysma e tyre shkaktuar nga djegia e barit për shkak të temperaturave të larta. Disa pamje filmike tregonin shtëpi të përfshira nga flakët si dhe tymin e dendur mbi fushat e djegura në Wennington, një fshat në periferi të Londrës./VOA
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, u ka thënë të m...
Shtetet e Bashkuara të martën e vendosën Rusinë në lis...
Edhe këtë vit, Greqia duket se po përballet me probleme se...
Në Shtetet e Bashkuara nën sanksione, në Kosovë i kërkuar,...
Zyra e motit në Mbretërinë e Bashkuar thotë se Britani...
Hapen negociatat për anëtarësim të Shqipërisë dhe RMV-...
Udhëheqësi i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Mot...
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, e ka qua...
Kompania Kombëtare e Naftës së Iranit (NIOC) dhe kompa...
Disa qytete në mbarë Francën shënuan temperatura rekor...
Në Shtetet e Bashkuara filloi të hënën përzgjedhja e j...
Ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian ranë dakord ...
Kompania suedeze e veshjeve "H&M" ka marrë vendim për ...
Ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian po takohen s...
Kompania ruse "Gazprom" ka përdorur klauzolën e “forcë...
Prokuroria Publike e Shkupit ka nisur hetimet pas denoncim...
Gazetarja ruse, Marina Ovsyannikova, e cila njihet për pro...
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, ka shkarkuar ...
Në Kosovë, ditët e para të muajit korrik shënuan rritj...
Bashkimi Europian nuk mund të përballojë më që vendet ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...