VIDEO/ Ndryshim drastik i motit në Vlorë, stuhia përfshin qytetin bregdetar
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...

Gazetarja ruse, Marina Ovsyannikova, e cila njihet për protestën e saj kundër luftës në Ukrainë gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë televiziv, është ndaluar nga policia pranë shtëpisë së saj në rajonin e Moskës, njoftoi avokati i saj më 17 korrik.
Ovsyannikova publikoi një postim në "Instagram", ku tha se është dërguar në stacionin policor në qarkun Krasnoselski të Moskës.
Më vonë, ajo shkroi se është akuzuar për diskreditim të veprimeve të ushtrisë ruse për shkak të intervistës që kishte dhënë pranë një gjykate në Moskë në mbështetje të politikanit opozitar, Ilya Yashin, i cili po mbahet në paraburgim nën dyshime për shpërndarje të informacioneve të rreme për ushtrinë ruse.
Ovsyannikova javën e kaluar mbajti një protestë e vetme në afërsi të Kremlinit, duke shfaqur një pano ku shkruhej “Putini është vrasës, ushtarët e tij janë fashistë” dhe po ashtu shfaqi fotografi të fëmijëve të vrarë në Ukrainë. Për këtë protestë, ajo nuk u arrestua.
Ovsyannikova më 14 mars u shfaq në transmetim të drejtpërdrejtë në një program informues të televizionit rus, "Channel One", duke mbajtur në duar një pano ku ndër të tjera shkruhej: “Ndaloni luftën. Mos i besoni propagandës. Ata po ju gënjejnë”. Ajo po ashtu bërtiti: “Ndaloni luftën. Jo luftës”.
Ovsyannikova, e cila në kohën e kësaj proteste ishte producente në "Channel One", më 11 prill publikoi opinionin e saj të parë në versionin online të "Die Welt". Me titullin “Rusët janë të frikësuar”, në këtë opinion ajo foli për pasojat e protestës së saj.
Më vonë ajo u ndalua dhe u gjobit me rreth 500 dollarë nga një gjykatë ruse për thirrje të paligjshme të protestave.
Ovsyannikova ka dhënë dorëheqje nga "Channel One" dhe ka kaluar disa muaj jashtë shtetit, përfshirë edhe në Ukrainë. Ajo vazhdimisht ka dënuar luftën e Rusisë në Ukrainë.
Për tre muaj ajo u trajnua në median gjermane, "Die Welt". Më herët, gjatë korrikut, gazetarja njoftoi për rikthimin e saj në Gjermani.
Në Rusi është rritur numri i ndalimeve dhe ndjekjeve të gazetarëve, aktivistëve dhe të tjerëve që sfidojnë linjën e Kremlinit sa i përket pushtimit të Ukrainës. Qeveria ruse e quan “operacion të posaçëm” dhe jo luftë.
Ndërkaq, Ilya Yashin, 39 vjeç, është një kritik i Kremlinit dhe një prej të paktëve politikanë opozitarë në Rusi, pas shtypjes së mbështetësve të opozitarit të arrestuar, Aleksei Navalny, dhe ndër të paktët që po flasin kundër luftës në Ukrainë.
Ky politikan opozitar është gjobitur katër herë në javët e fundit për diskreditim të ushtrisë ruse lidhur me kundërshtimin e tij të luftës në Ukrainë.
Muajin e kaluar ai tha se u arrestua për mosbindje të akuzave ndaj tij dhe nuk e përjashtoi mundësinë që ndaj tij të iniciohet procedurë penale, që do të mund të përfundojë me dënim me burgim.
Yashin po ashtu ka deklaruar se autoritetet kanë tentuar që ta detyrojnë që të largohet nga Rusia, por ai ka refuzuar./REL
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, ka shkarkuar ...
Në Kosovë, ditët e para të muajit korrik shënuan rritj...
Bashkimi Europian nuk mund të përballojë më që vendet ...
Kryetari i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, A...
Të paktën 238 persona kanë humbur jetën si pasojë e te...
Rusia ka humbur afër 50.000 ushtarë, të cilët i janë v...
Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Gërliq Radman, p...
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar ...
Autoritetet kroate i kanë ndaluar hyrjen në vend Presi...
Ministrat e jashtëm të Maqedonisë së Veriut dhe të Bul...
Një avion ukrainas, i cili po transportonte municio...
Rusia po përgatitet për fazën e mëtejshme të ofensivës...
Ministria e Mbrojtjes e Serbisë dha informacione të de...
Teksa zyrtarët e Policisë së Kosovës po tentonin të nd...
Avioni ukrainas i mallrave, që u rrëzua në Greqi, mëso...
Në BE një plan emergjence për gazin do të duhet të zbu...
Një avion mallrash, Antonov, e një linje ajrore ukrain...
Autoritetet ukrainase në të gjithë vendin po njoftojnë...
Kur forcat ruse sulmuan qytetin Borodyanka në muajin m...
Gati 17 vjet pasi mori statusin e vendit kandidat për ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...