
Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, tha në një konferencë të ambasadorëve të BE-së në Bruksel (06.11.2023), se duhet ndërmarrë çfarëdolloj përpjekje e mundshme për të gjetur një zgjidhje të qendrueshme mbi bazën e dy shteteve, të cilët të ekzistojnë në paqë e siguri krah njeri-tjetrit. Për këtë nevojiten pesë parime themelore.
Si një parim të parë themelor të mundshëm ajo përmendi një dakordësim, që Rripi i Gazës të mos mund t'u ofrojë strehë terroristëve. Së dyti, sipas mendimit të presidentes së Komisionit të BE-së, mund të bihet dakord, që të ketë vetëm një autoritet palestinez dhe vetëm një shtet palestinez. Si organizatë terroriste Hamasi nuk duhet të kontrollojë apo të qeverisë Gazën.
"Së treti nuk mund të ketë prani afatgjatë sigurie izraelite në Gazë", tha më tej Von der Leyen. Brezi bregdetar është një pjesë substanciale e shtetit të ardhshëm palestinez. Së katërti nuk duhet të ketë dëbime të dhunshme të palestinezeve dhe palestinezëve nga Rripi i Gazës, sepse kjo vetëm sa mund të krijojë më shumë destabilitet në rajon.
Si parim të pestë themelor von der Leyen përmendi një dakordësim, që të mos ketë bllokadë të vazhdueshme në Gazë. 70 përqind e të rinjve në këtë rajon janë të papunë. Kjo detyrimisht nxit radikalizimin e mëtejshëm.
BE-ja ka vënë në dispozicion edhe 25 milionë euro të tjera si ndihmë humanitare për civilët në Rripin e Gazës. Sipas të dhënave të presidentes së Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, premtimet për ndihma aktualisht arrijnë një volum gjithsej rreth 100 milionë euro. Gjithashtu po punohet, që të rritet numri i autokolonave me ndihma dhe për të mundësuar transportin edhe me anije. Një korridor detar nga Qiproja mund të garantojë afatgjatë lëvrimin rregullisht të ndihmave.
"Ne të gjithë si demokraci dhe si njerëz kemi përgjegjësinë, për të bërë ç'është e mundur që të mbrojmë civilët e rrezikuar", theksoi von der Leyen. Konkretisht ajo iu adresua edhe Izraelit, që ndërkohë si reagim ndaj ofensivës në shkallë të gjerë të Hamasit islamist-militant, ka bombarduar në masë objektiva në Rripin e Gazës. Izraeli ka të drejtë të luftojë kundër regjimit të Hamasit në Gazë. Por është gjithashtu e rëndësishme, që ai të përpiqet të shmangë viktimat civile. Sepse ka prioritet çdo jetë njerëzore, qoftë izraelite apo palestineze./ DW
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, bëri ...
Presidenti amerikan, Joe Biden, nuk ka arritur një marrëve...
Tre persona janë arrestuar pas një përleshjeje në stac...
I dërguari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi...
Një grup i madh i ish-organizatës mercenare ruse Wagner ka...
Shefi i diplomacisë maqedonase, Bujar Osmani, ka bërë ...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka vendosur të ga...
Lideri opozitar turk Kemal Kılıçdaroglu është detyruar të ...
Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken ka mbajtur një...
Presidenti demokrat Joe Biden renditet pas kandidatit krye...
Aeroporti Schiphol i Amsterdamit po planifikon të rris...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se zy...
Një spiker radio në Filipine është qëlluar për vdekje gjatë ...
Ushtria ruse njoftoi se Ukraina kishte sulmuar me raketa n...
Udhëheqësit dhe aktivistët ukrainas thonë se Rusia po mban...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë fjalës së ti...
Policia në Hamburg ka bërë me dije shtetasi, i cili rr...
I rrethuar nga qirinj dhe topa kristali, fallxhori Rom...
Mandati i misionit të forcave ushtarake evropiane (EUF...
Në bregun e lumit Huangpu në metropolin kinez të Shangait ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...