Fillon zbatimi i menjëhershëm i Ligjit për komunikacionin dhe i Ligjit për të huajt në Kosovë
Në Kosovë, nga sonte në mesnatë, fillon zbatimi strikt i L...

Presidentja e Parlamentit, Roberta Metsola, informoi krerët e grupeve parlamentare se Komisioni Europian, i drejtuar nga Ursula von der Leyen, do të përballet me një tjetër mocion mosbesimi. Debati dhe votimi do të zhvillohen në seancën parlamentare javën e ardhshme në Strasburg. Ky është mocioni i katërt i mosbesimit kundër Von der Leyen dhe ekipit të saj brenda një gjysmë viti.
Mocioni i katërt i mosbesimit
Mocioni u paraqit nga grupi i djathtë "Patriotët për Europën", i cili kritikon Von der Leyen dhe ekipin e saj kryesisht për marrëveshjen tregtare Mercosur me vendet e Amerikës së Jugut, Brazilin, Argjentinën, Uruguain dhe Paraguain. Grupi "Patriotët për Europën" përfshin, ndër të tjerë, anëtarë të partisë Franceze të Marine Le Pen, Rassemblement National, si dhe anëtarë të partisë së kryeministrit hungarez Viktor Orbán.
Që një mocion mosbesimi të debatohet dhe të hidhet në votim në Parlamentin e BE-së, ai duhet të mbështetet nga të paktën një e dhjeta e 719 anëtarëve aktualë të parlamentit.
Të djathtët kritikojnë shpërfilljen e parlamenteve të vendeve anëtare
Grupi parlamentar "Patriotët për Europën" kritikoi në deklaratën lidhur me mocionin e mosbesimit "shpërfilljen flagrante të Parlamentit Europian, të parlamenteve kombëtare dhe të miliona fermerëve europianë" në rastin e nënshkrimit të marrëveshjes Mercosur. Marrëveshja përfaqëson një sulm të drejtpërdrejtë ndaj sigurisë dhe sovranitetit ushqimor europian dhe hap tregjet për produkte që nuk përmbushin standardet europiane, thuhet në deklaratë.
Por mocioni i mosbesimit nuk do të arrijë ta pengojë nënshkrimin e marrëveshjes. Nënshkrimi i saj është planifikuar të zhvillohet këtë të shtunë në Paraguai, ku do të shkojnë edhe Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit të BE-së António Costa.
Mocionet e mëparshme të mosbesimit pa sukses
Mocioni i mëparshëm i mosbesimit i grupit parlamentar "Patriotët për Europën" kundër Von der Leyen dhe komisionit të drejtuar prej saj dështoi në votimin e tetorit 2025 me 378 eurodeputetë që votuan kundër tij kundrejt 179 që votuan pro. Për miratimin e mocionit të mosbesimit është e nevojshme një shumicë prej dy të tretash e votave. Megjithatë, për herë të parë, në atë votim kundër Von der Leyen dhe komisionit të saj votuan edhe eurodeputetë nga grupi PPE i partive demokristiane, së cilës i përket edhe Von der Leyen si politikane e CDU-së.
Po në tetor 2025 Komisioni i mbijetoi gjithashtu një mocioni mosbesimi nga grupi i partive të majta, që kishte si zanafillë ndër të tjera marrëveshjen doganore të BE-së me SHBA-në dhe qëndrimin ndaj katastrofës humanitare në Rripin e Gazës. Edhe një mocion i mëparshëm mosbesimi në korrik 2025 dështoi gjithashtu.
Mocionet e mosbesimit mund të kërkohen vetëm kundër të gjithë Komisionit. Nëse mocioni ka sukses atëherë i gjithë Komisioni duhet të japë dorëheqjen./DW
Në Kosovë, nga sonte në mesnatë, fillon zbatimi strikt i L...
Dy persona kanë humbur jetën pasi një vinç ndërtimi u rrëz...
Një incident i ri, ku një agjent i Shërbimit Amerikan të E...
Ukraina ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në sektorin...
Një organizatë për të drejtat e punëtorëve pretendon se ka...
Presidenti Donald Trump ka deklaruar se nga informacionet ...
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku...
Danimarka dhe Shtetet e Bashkuara kanë mospajtime thelbëso...
Ambasada britanike në Iran është mbyllur përkohësisht ndër...
Disa ditë para se të fillonin protestat në Iran në fund të...
Shoferët e taksive të rajonit të Atikës në Greqi do të vaz...
Gjermania do të dërgojë ushtarët e saj të parë në Groenlan...
Franca ka prezantuar një tarifë hyrjeje 45% më të lartë në...
Parlamenti Evropian ka shprehur zyrtarisht mbështetjen e t...
Një delegacion nga Danimarka dhe Groenlanda u prit sot në ...
Shtetet e Bashkuara po tërheqin një pjesë të personelit ng...
Ministri i Brendshëm Diosdado Cabello njoftoi të martën se...
Qeveria franceze përballet sot me dy mocione të reja mosbe...
SHBA-të kanë urdhëruar evakuimin e personelit nga baza e t...
Departamenti amerikan i Shtetit do të ndalojë përpunimin e...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...