Paralajmërimi i fortë i Trump para Kongresit: Ditë e madhe, do flas hapur dhe qartë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen njoftoi sot një plan, që ajo e quajti “Rarmatimi i Evropës”, të cilin ajo do ta paraqesë në takimin e udhëheqësve të vendeve të Bashkimit Evropian këtë javë. Komentet e saj pasojnë përpjekjet në rritje të Bashkimit Evropian për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë. Njoftimi shkaktoi një rritje të aksioneve të kompanive evropiane të prodhimit të armëve.
Presidentja e Komisionit të Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen tha sot se do të informojë vendet anëtare të martën për planet për të forcuar industrinë evropiane të mbrojtjes dhe aftësitë ushtarake të BE-së.
“Nesër do të informoj vendet anëtare përmes një letre për planin Riarmatimi i Evropës. Nuk ka asnjë dyshim se ne kemi nevojë për një rritje masive në mbrojtje. Ne duam paqe të qëndrueshme, por paqja e qëndrueshme mund të ndërtohet vetëm përmes forcës, që fillon me forcimin e vetes sonë", tha ajo.
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të zhvillojnë bisedime urgjente të enjten për të siguruar mbështetje ushtarake për Kievin dhe për të përgatitur një force paqësore për dislokim të mundshëm në Ukrainë.
Njoftimet për rritjen e shpenzimeve në fushën e mbrojtjes, shkaktuan një rritje të aksioneve të kompanive të prodhimit të armëve në Evropë.
Monedha evropiane Euro u forcua, duke shënuar një rritje në tregun e këmbimit të valutave kundrejt dollarit, ndërsa investitorët u dyndën në tregun evropian të aksioneve, ku një indeks i kompanive të hapësirës ajrore dhe mbrojtjes “.SXPARO” arriti nivele rekord.
Evropa është përballur me trysni për të shpenzuar më shumë për sigurinë e saj pas sulmit në shkallë të gjerë të Rusisë ndaj Ukrainës tre vjet më parë dhe nevoja për të vepruar është bërë urgjente, pasi evropianët, përfshirë Ukrainën, janë lënë mënjanë në bisedimet midis Uashingtonit dhe Moskës.
Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi të dielën se palët në bisedime për të formuar qeverinë e re të Gjermanisë po shqyrtojnë krijimin e një fondi të mbrojtjes.
Në mesditë, aksionet në kompaninë më të madhe të mbrojtjes në rajon “BAE Systems” u rritën me rreth 15%, ndërsa ato të kompanisë gjermane “Hensoldt”, e cila prodhon sisteme elektronike për avionët luftarakë “Eurofighter”, u rritën me 22%, duke arritur në një nivel rekord.
Aksionet e prodhuesit të tankeve “Leopard 2”, “Rheinmetall” u rritën me 12%, ato të kompanisë italiane të mbrojtjes “Leonardo” me 11% dhe aksionet e kompanisë më të madhe evropiane të teknologjisë së mbrojtjes “Thales” u rritën me rreth 13%.
Analistët e kompanisë “JPMorgan” thonë se ngjarjet e dy javëve të fundit kanë "forcuar" tezën e tyre për një cikël riarmatimi të Evropës.
Bashkimi Evropian beson se 500 miliardë euro investime janë të nevojshme gjatë dekadës së ardhshme. Por rritja e shpenzimeve të mbrojtjes në nivel 3% të prodhimit të brendshëm do të kërkonte gati 200 miliardë euro në vit më shumë./ VOA
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka njoftuar se në...
Të paktën një person është vrarë dhe disa të tjerë janë pl...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u takua me mbre...
Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë në Vatikan ka ndarë kët...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se ai është...
Presidenti Trump do të mbajë nesër fjalimin e tij të parë ...
Sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio, në intervistë n...
Britania e Madhe dëshiron të punojë me Francën për një pla...
Përpara samitit evropian të paqes të udhëhequr nga Britani...
Tre persona u plagosën nga të shtënat me armë zjarri në nj...
Shefi i NATOs-s, Mark Rutte komentoi në lidhje me takimin ...
Pas disa incidenteve që përfshinin dëmtimin e kabllove nën...
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer pas mbledh...
Izraeli ndaloi hyrjen e të gjitha mallrave dhe furnizimeve...
Danimarka ka vendosur të ndalojë telefonat inteligjentë në...
Filloi sot në Nish protesta e “Ediktit Studentor” e nxitur...
Kryeministri britanik, Keir Starmer, do të pres të shtunën...
Pas krizës respiratore të ditës së premte, Papa Françesku ...
Përplasja në “Zyrën Ovale” mes presidentit të Amerikës, Do...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoresha e filialit ...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Evropian (BE) të ...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...