E rëndë në Kukës/ Efektivi vetëvritet me armë në varrezat e fshatit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, do të udhëtojë për në Moskë më 5 korrik, për t’u takuar me presidentin rus, Vladimir Putin, tha një burim nga Qeveria hungareze për Radion Evropa e Lirë.
Vizita e tij në Rusi do të realizohet disa ditë pasi ai u takua me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Kiev.
Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, do ta shoqërojë Orbanin në Kremlin, tha burimi qeveritar. Szijjarto ka vizituar Rusinë mbi pesë herë që kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës mbi dy vjet më parë.
Lajmi për vizitën në Moskë vjen disa ditë pasi Hungaria mori presidencën e radhës të Bashkimit Evropian - veprim që ka rritur shqetësime në BE për shkak të deklaratave të rregullta proruse të Orbanit.
Vizita e kryeminsitrit hungarez në Rusi është dënuar nga udhëheqësit e bllokut evropian.
Charles Michel, president i Këshillit Evropian, shkroi në X, që më herët njihej si Twitter, se "udhëheqja me rotacion e presidencës së BE-së nuk ka mandat që të angazhohet me Rusinë në emër të BE-së".
"Këshilli Evropian është i qartë: Rusia është agresorja, Ukraina është viktima. Nuk ka diskutime për Ukrainën, pa Ukrainën", tha Michel.
Një zyrtar i BE-së, i cili nuk deshi të identifikohej, i tha Radios Evropa e Lirë se Orbani nuk e ka informuar bllokun për ndonjë vizitë të planifikuar në Moskë.
Nëse Orban do të pyeste, Michel do ta këshillonte kundër një vizite të tillë, tha zyrtari.
Ndërkaq, gjatë vizitës së tij të parë në Ukrainë, Orban ia paraqiti Zelenskyt një propozim për armëpushim, teksa luftimet mes Rusisë dhe Ukrainë po vazhdojnë për më shumë se dy vjet.
“E pyeta presidentin nëse është e mundur për një pauzë, për një ndërprerje të luftimeve, për vazhdimin e bisedimeve pastaj. Në fund të fundit, një armëpushim do ta garantonte përshpejtimin e ritmit të këtyre negociatave”, tha Orban, gjatë konferencës për media në Kiev.
Muajin e kaluar, Putin tha se Rusia është e gatshme të ndalë luftën e saj – e cila besohet se ka vrarë dhe plagosur të paktën 500.000 ushtarë në të dyja palët – vetëm nëse Kievi përmbush disa kushte specifike.
Në mesin e këtyre kushteve përfshihet edhe heqja dorë nga ambicia e Kievit për t’u anëtarësuar në NATO dhe dhënien e katër rajoneve, pjesërisht të pushtuara, që Rusia pretendon në tërësi, përveç Krimesë.
Ukraina ka refuzuar këto kushte, duke i cilësuar absurde, duke thënë se nëse i pranon, kjo do të nënkuptonte kapitullim për të.
Që kur Moska nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, Orban ka spikatur në mesin e udhëheqësve nga Bashkimi Evropian dhe NATO për shkak të hezitimit të tij që të nënshkruajë paketa masive të armëve perëndimore dhe paketa të ndihmës për Ukrainën./ REL
Mbylli sot punimet forumi për sigurinë dhe mbrojtjen n...
Një gjykatë ruse e ka dënuar qytetarin amerikan, Rober...
Forcat izraelite dhe grupi militant Hebzollah me bazë ...
Festa e 4 korrikut, Ditën e Pavarësisë së Shteteve të ...
Pyetja që pason debatin e parë presidencial për zgjedh...
Grupi libanez Hezbollah thotë se i ka hedhur mbi 200 raket...
Rusët janë duke u përballur me të nxehtin më të madh n...
Serbia nuk është më në vendet kryesore që dominon për ...
Katër korriku, Dita e Pavarësisë, është një festë fede...
Presidenti rus Vladimir Putin dhe Presidenti kinez Xi ...
Partia e djathtë e skajshme Bashkimi Kombëtar është pa...
Presidenti amerikan, Joe Biden do të takohet të mërkur...
Të mërkurën forcat izraelite kryen sulme në pjesën qëndror...
Një komandant i lartë i Hezbollahut u vra të mërkurën ...
Ndërkohë që ishujt e Karraibeve po përjetojnë uraganin...
Zgjedhjet e përgjithshme në Britani do të mbahen më 4 ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe kry...
Vendet anëtare të NATO-s vendosën të dërgojnë një emis...
Imazhet e reja me satelit të Kubës tregojnë shenja se ...
Një në tre demokratë mendon se presidenti i Shteteve t...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...