E rëndë në Kukës/ Efektivi vetëvritet me armë në varrezat e fshatit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...

Forcat izraelite dhe grupi militant Hebzollah me bazë në Liban kryen sulme të ndërsjella ajrore përgjatë kufirit të enjten, sulmet e fundit përgjatë këtyre muajve, të cilat kanë nxitur shqetësimin se lufta mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë mund të kthehet në një konflikt më të gjerë rajonal.
Grupi Hezbollah tha se lëshoi më shumë se 200 raketa ndaj bazave ajrore izraelite. Sulmi i Hezbollahut bëri që autoritetet e Izraelit të lëshonin në pjesën jugore të vendit sirenat për sulmet ajrore.
Ushtria e izraelite tha se kishte interceptuar një pjesë të mirë të raketave dhe se kreu sulme ajrore ndaj pozicioneve luftarake në Liban.
Shkëmbimet e zjarrit vijnë në një kohë që zyrtarët izraelitë thanë se po shqyrtojnë përgjigjen e Hamasit lidhur me variantin e fundit të propozimit për armëpushim që do të përfshinte lirimin e të gjithë pengjeve në Gazë.
Zyra e kryeministrit Netanjahu tha të enjten se Izraeli po merrte me kujdes në konsideratë “disa ide” që Hamasi u kishte dërguar ndërmjetësuesve të Katarit.
Ndërmjetësuesit e Katarit, Egjipit dhe Shteteve të Bashkuara kanë punuar për muaj të tërë për të arritur një marrëveshje armëpushimi dhe që do të bënte të mundur lirimin e pengjeve dhe ndërprerjen e luftimeve. Sugjerimet që njoftoi Hamasi të mërkurën përfshinin marrëveshjen me tre faza që presidenti Joe Biden e bëri publik në muajin maj.
Nga ana tjetër, Kombet e Bashkuara shprehën shqetësim të thellë lidhur me urdhrin izraelit për evakuimin e një pjesë të madhe të Gazës jugore, që sipas OKB-së, prek me dhjetëra mijëra civilë.
Agjencia e OKB-së që ndihmon refugjatët palestinezë (UNRWA) vlerëson se rreth 250,000 persona strehoheshin në ato zona, në kohën kur u dha urdhri për evakuim.
Lufta Izrael-Hamas shpërtheu pas sulmit më 7 tetor të vitit 2023 nga grupi militant ndaj Izraelit duke vrarë rreth 1200 persona e marrë peng më shumë se 250 të tjerë, sipas të dhënave izraelite.
Si pasojë e kundërpërgjigjes izraelite, deri tani janë vrarë rreth 38,000 persona sipas ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, që kontrollohet nga Hamasi dhe janë rrënuar pjesë të tëra të këtij territori./ VOA
Festa e 4 korrikut, Ditën e Pavarësisë së Shteteve të ...
Pyetja që pason debatin e parë presidencial për zgjedh...
Grupi libanez Hezbollah thotë se i ka hedhur mbi 200 raket...
Rusët janë duke u përballur me të nxehtin më të madh n...
Serbia nuk është më në vendet kryesore që dominon për ...
Katër korriku, Dita e Pavarësisë, është një festë fede...
Presidenti rus Vladimir Putin dhe Presidenti kinez Xi ...
Partia e djathtë e skajshme Bashkimi Kombëtar është pa...
Presidenti amerikan, Joe Biden do të takohet të mërkur...
Të mërkurën forcat izraelite kryen sulme në pjesën qëndror...
Një komandant i lartë i Hezbollahut u vra të mërkurën ...
Ndërkohë që ishujt e Karraibeve po përjetojnë uraganin...
Zgjedhjet e përgjithshme në Britani do të mbahen më 4 ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe kry...
Vendet anëtare të NATO-s vendosën të dërgojnë një emis...
Imazhet e reja me satelit të Kubës tregojnë shenja se ...
Një në tre demokratë mendon se presidenti i Shteteve t...
Miliona votues në Britani do t’u drejtohen qendrave të...
Bashkimi Evropian (BE) i ka bërë thirrje sërish Serbis...
Komisioni Evropian (KE) njoftoi të hënën paketën e gja...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...