Mungesa e Hitës në komision acaron opozitën: Nëse nuk është i zoti të largohet
Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita nuk është paraqitu...
Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita nuk është paraqitu...

Të mërkurën forcat izraelite kryen sulme në pjesën qëndrore dhe jugore të Gazës, pasi urdhëruan popullatën civile palestineze të evakuohet.
Zyrtarë të ushtrisë thanë se objektiv i sulmeve ajrore në Rafah ishin luftëtarë të Hamasit.
Po kështu trupa izraelite kryen operacione tokësore në lagjen Shujaiya, të qytetit të Gazës, që ndodhet në pjesën veriore të rajonit.
Të martën Kombet e Bashkuara shprehën shqetësim të thellë lidhur me urdhrin izraelit për evakuimin e një pjese të madhe të Gazës jugore, që sipas OKB-së, prek me dhjetëra mijëra civilë.
"Urdhri i djeshëm për evakuimin e 117 kilometrave katrorë në provincat Khan Younis dhe Rafah, prek rreth një të tretën e Rripit të Gazës, duke e bërë atë urdhrin më të madh të dhënë që nga tetori, kur banorët u urdhëruan të evakuonin pjesën veriore të Gazës", u tha gazetarëve Stephane Dujarric, zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.
Agjencia e OKB-së që ndihmon refugjatët palestinezë (UNRWA) vlerëson se rreth 250,000 persona strehoheshin në ato zona, në kohën kur u dha urdhri për evakuim.
Zoti Dujarric tha se popullata që është urdhëruar të evakuohet po përballet me zgjedhje të vështira, ose të shkojnë drejt atyre pjesëve të rajonit që nuk kanë pothuajse asnjë shërbim, ose të qëndrojnë aty mes luftimeve më vazhdim.
Ai tha se urdhri i ri i evakuimit mbulon një zonë me më shumë se 90 shkolla, shumica e të cilave strehojnë të zhvendosur, si dhe katër qëndra shëndetësore.
Të martën forcat izraelite kryen sulme në pjesën jugore të Gazës dhe zyrtarët palestinezë të shëndetësisë thanë se të paktën tetë persona u vranë në Khan Younis.
Izraeli u ka bërë thirrje vazhdimisht palestinezëve të largohen nga disa pjesë të Gazës, zakonisht përpara ndërmarrjes së ndonjë sulmi, si pjesë e përpjekjeve që Izraeli thotë se kanë për qëllim mbrojtjen e civilëve.
Ahmad Najjar, një banor në zonën që është objektiv i evakuimit, tha për agjencinë e lajmeve ‘France-Presse’ se "banorët janë të ngërthyer nga frika dhe ankthi ekstrem’ si dhe shtoi se ai ka parë të zhvendosen "një numër i madh njerëzish".
Lufta Izrael-Hamas shpërtheu pas sulmit më 7 tetor të vitit 2023 nga grupi militant ndaj shtetit hebre duke vrarë rreth 1200 persona e marrë peng më shumë se 250 të tjerë.
Si pasojë e kundërpërgjigjes izraelite janë vrarë deri tani rreth 38,000 persona sipas ministrisë së Shëndetësisë në Gazë dhe pjesë të tëra të territorit, janë shndërruar në gërmadhë./ VOA
Një komandant i lartë i Hezbollahut u vra të mërkurën ...
Ndërkohë që ishujt e Karraibeve po përjetojnë uraganin...
Zgjedhjet e përgjithshme në Britani do të mbahen më 4 ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe kry...
Vendet anëtare të NATO-s vendosën të dërgojnë një emis...
Imazhet e reja me satelit të Kubës tregojnë shenja se ...
Një në tre demokratë mendon se presidenti i Shteteve t...
Miliona votues në Britani do t’u drejtohen qendrave të...
Bashkimi Evropian (BE) i ka bërë thirrje sërish Serbis...
Komisioni Evropian (KE) njoftoi të hënën paketën e gja...
2 tërmete janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në Gr...
Rudolph Giuliani-t, ish-kryebashkiaku i qytetit të Nju Jor...
Në Tiranë autoritetet publikuan sot strategjinë e re të mb...
Kryeministri hungarez, Viktor Orbán vizitoi Kievin të ...
Të paktën tetë palestinezë u vranë gjatë sulmeve ajrore iz...
Dy persona humbën jetën nga stuhia e fuqishme që goditi të...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, thotë se...
Ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut dhe ish-ambasado...
Kosova e ka shpallur të mërkurën ditë zie për ndarjen ...
Ndërmjet 7 qershorit dhe 28 qershorit 2024, Policia Fe...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...