Sulm me thikë në Tel Aviv/ Plagoset një person, policia: Akt terrorist
Një person u plagos rëndë në një sulm me thikë në qendër t...

Një zëdhënës i ushtrisë ukrainase pretendoi se situata në Pokrovks vazhdon të jetë “stabile” dhe nuk ka trupa ruse brenda qytetit të rrethuar ukrainas, edhe pse autoritetet kanë evakuuar fëmijët nga aty.
“Në Pokrovsk, në qytet, situata nuk ka ndryshuar. Është stabile”, tha zëdhënësi Viktor Tregubov, përderisa e pranoi se forcat ruse ende duket se po synojnë ta rrethojnë zonën.
“Atje [në qytet] nuk ka forca të armikut. Tashmë na duhet ta përgënjeshtrojmë informacionin e publikuar se forcat armike kanë arritur atje. Kjo nuk është e vërtetë”, insistoi ai.
Forcat ruse kanë vazhduar të bombardojnë qytetin që gjendet në rajonin lindor ukrainas të Donjeckut, policia më 18 janar ndihmoi banorët lokalë të largoheshin nga qyteti, sipas korrespondentëve të Radios Evropa e Lirë në terren.
Dikur shtëpi e 60 mijë banorëve, në Pokrovsk aktualisht gjenden afër 7 mijë banorë, vlerësojnë autoritetet lokale.
Situata përreth kësaj qendre të rëndësishme logjistike – që ka qenë në shënjestër të forcave ruse në muajt e fundit – mbetet e paqartë. Është raportuar se të dyja palët kanë pësuar humbje të mëdha, edhe pse ushtritë e asnjërit shtet nuk publikojnë numrin e viktimave.
Forcat ruse që disa javë janë afër Pokrovskut, por disa vëzhgues kanë sugjeruar se Kremlini mund të vendosë që ta shmangë luftën në këtë qytet dhe të vazhdojë tutje për të marrë territor në pjesë të tjera të Ukrainës.
Më 7 janar, Ministria ruse e Mbrojtjes pretendoi se trupat e saj kishin marrë nën kontroll qytezën ukrainase të Kurahovas, që gjendet rreth 30 kilometra në jug të Pokrovskut.
Më 18 janar, kjo ministri tha se forcat e saj kanë marrë nën kontroll edhe dy vendbanime në këtë rajon, fshatin Petropavlivka – që gjendet mes Pokrovskut dhe Kurakovas – dhe Vremivka.
Nëse forcat ruse marrin Pokrovskun, kjo do të ishte një fitore e madhe për Kremlinin pasi luftimet e kanë shndërruar shumicën e këtij qyteti në gërmadha.
Në deklaratën e tij, Tregubov tha se “armiku po tenton që të qëndrojë në jug të Pokrovskut në mënyrë që të avancojë në jugperëndim të vendbanimit dhe të ndërpresë rrugët që përdoren për furnizime të logjistikës”.
“Ajo që po ndodh në vendbanimet në jug të Pokrovskut... atje ka luftime të vazhdueshme, përpjekje të vazhdueshme nga armiku që ta bëjë këtë zonë bazë dhe të avancojë. Rusët aktualisht janë larg arritjes së këtij qëllimi, por ata po tentojnë”, tha ai.
Instituti për Studim të Luftës – me bazë në SHBA – në përditësimin e fundit sa i përket luftës në Ukrainë, tha se “forcat ruse së fundi kanë avancuar në drejtim të Pokrovskut dhe po vazhduan ofensivat e tyre më 17 janar./REL
Një person u plagos rëndë në një sulm me thikë në qendër t...
Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvi...
Përfshihet nga flakët një qendër tregtare në Suharekë të K...
Armëpushimi në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit – grupi pales...
Izraeli ndan listën e 33 pengjeve që do të lirohen nga Ham...
Hamasi ka dorëzuar listën me emrat e 3 grave që pritet të ...
Mijëra njerëz u mblodhën në Uashington për të protestu...
"TikTok"-u, në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, ...
"TikTok"-u ndalon së punuari për Shtetet e Bashkuara t...
Donald Trump do të betohet të hënën e datës 20 janar si pr...
Armëpushimi i arritur mes Izraelit dhe Hamasit që do të hy...
Emigrantët që përpiqeshin të shmangnin arrestimin i vunë z...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mori ftesë nga anëtarë...
Zëvendëskryeministri dhe Ministri për Bujqësi në Kroaci, J...
Miliardieri Bill Gates ndau disa të reja mjaft interesante...
Tetëmbëdhjetë vëzhgues evropianë nga nesër do të nisin pun...
Trump pushton botën e kriptovalutave teksa prezantoi kript...
Një aksident i rëndë është regjistruar në pistën e skive n...
Kryeministri i Hungarisë, Victor Orban u shpreh në një int...
Për më shumë se një javë, qiejt mbi Los Anxhelos gumëzhinë...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...