Reagime të ashpra pas kërkesës për urdhër-arreste ndaj Netanyahut dhe liderve të Hamasit
Pas njoftimit të prokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare ...

Ushtria e Ukrainës tha të hënën se i shkatërroi të 29 dronët ajrorë në sulmet që Rusia ndërmori gjatë natës. Forcat ajrore ukrainase thanë se dronët rusë kishin vënë në shënjestër rajonet Lviv, Mykolaiv, Odesa dhe Poltava. Zyrtarët rajonalë nuk raportuan për viktima apo dëme.
Ministria ruse e mbrojtjes tha se shkatërroi shtatë dronë ukrainas, mes tyre pesë mbi rajonin e Belgorod-it dhe dy mbi rajonin e Kursk-ut. Sulmet ruse me raketa të dielën vranë të paktën 11 persona në një vendpushim të mbushur me njerëz, jashtë qytetit Kharkiv.
“Këtu nuk ka pasur kurrë ushtarë”, tha Yaroslav Trofimko, inspektor policie në vendpushimin e goditur. “Ishte ditë e diele dhe njerëzit kishin ardhur këtu për të pushuar. Është një vend pushimi për familje, fëmijë dhe gra shtatzëna, për të shijuar një mënyrë jete normale”.
Presidenti Volodymyr Zelenskyy përsëriti thirrjet ndaj aleatëve perëndimorë që të ofrojnë sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore për të mbrojtur Kharkivin dhe qytetet e tjera të Ukrainës.
“Bota mund të ndalojë terrorin rus. Duhet të tejkalohet mungesa e vullnetit politik midis udhëheqësve që të arrihet kjo”, u shpreh zoti Zelenskyy në mediat sociale.
Ai tha se “dy sisteme Patriot të mbrojtjes nga raketat mund të bëjnë një ndryshim thelbësor për Kharkiv-in”, ndërsa shtoi se sistemet e mbrojtjes ajrore për qytetet e tjera dhe mbështetja për ushtarët në vijën e frontit do të siguronin humbjen e Rusisë.
Ndërkohë, të dielën ushtria ukrainase bombardoi dy qytete në rajonin jugor të Belgorod-it në Rusi, duke plagosur të paktën 13 persona, përfshirë tre fëmijë, dhe duke dëmtuar zonat e banuara, tha në rrjetin Telegram guvernatori rajonal, Vyacheslav Gladkov. Disa ndërtesa banimi u dëmtuan, tha zoti Gladkov.
Ushtria ukrainase ka ndërmarrë sulme të shpeshta mbi qytete dhe fshatra në rajonet kufitare ruse.
Rusia tha të dielën se Ukraina sulmoi rajonet ruse me 62 dronë, duke bërë që rafineria e naftës Slavyansk në rajonin jugor të Krasnodarit të Rusisë të ndalojë operacionet, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax.
Një burim i zbulimit ukrainas i tha agjencisë së lajmeve Reuters në Kiev se shërbimi ukrainas i sigurisë, SBU, dhe dronët ushtarakë goditën rafinerinë në Slavyansk dhe një aeroport ushtarak në rajonin e Krasnodarit.
Marina ukrainase tha gjithashtu se kishte shkatërruar anijen minapastruese të flotës ruse të Detit të Zi, ‘Projekti 266M Kovrovets’.
Rusia tha se forcat e saj mposhtën brigada dy brigada të mekanizuara ukrainase, 24 dhe 42, si dhe Brigadën e 125 të Mbrojtjes Ajrore në Lukiantsi, Vesele dhe Radhospne në rajonin e Kharkiv-it dhe zmbrapsën sulmet e forcave të Kievit në pika të tjera në atë zonë.
Rusia akuzoi forcat ukrainase se kishin përdorur raketa amerikane, franceze dhe ukrainase ndaj territorit të kontrolluar nga Rusia./ VOA
Pas njoftimit të prokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare ...
Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale tha të hënën...
Partia Demokratike e Kosovës u kërkoi të hënën partive pol...
Presidenti Joe Biden dhe rivali i tij i pritshëm republika...
Autoritetet në Kosovë njoftuan të hënën se kanë mbyllur gj...
Themeluesi i WikiLeaks-it, Julian Assange mund ta apel...
Rusia tha se forcat e saj kanë marrë nën kontroll fshatin ...
Ukraina ka thënë se i ka rrëzuar të gjithë 29 dronët kamik...
Presidenti rus, Vladimir Putin, e përshkroi presidenti...
Gjermania dhe Franca u shprehën me "shqetësim të thellë” p...
Nuk kanë qenë të pakta reagimet për humbjen e jetës së...
Presidenti i Tajvanit, Lai Ching-te, i ka kërkuar Kinë...
Pamjet me dron janë shpërndarë në kanalet e mediave social...
Emrat e disa prej viktimave pas rrëzimit të helikopterit, ...
Kushtetuta e Republikës Islamike ka një zgjidhje të drejtp...
Ebrahim Raisi lindi në 14 dhjetor të 1960. Raisi ishte një...
Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, ka humbur jetën në një...
Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar helikopterin në të ci...
Shefi i OKB-së i shqetësuar për raportet për rrëzimin ...
Presidenti Joe Biden tha në një fjalim në ceremoninë e dip...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...