Reagimet e liderëve botërorë për humbjen e jetës së presidentit iranian
Nuk kanë qenë të pakta reagimet për humbjen e jetës së...

Gjermania dhe Franca u shprehën me "shqetësim të thellë” për situatën në Gjeorgji. Në deklaratën e përbashkët të kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez Emmanuel Macron thuhet se të dyja vendet konstatojnë me keqardhje të thellë për vendimin e qeverisë gjeorgjiane dhe partisë në pushtet për të devijuar nga rruga evropiane.
Deklarata e tyre lidhet me miratimin e një ligji të diskutueshëm për të kufizuar ndikimin e huaj në shoqërinë civile në Gjeorgji. Sipas tij organizatat dhe mediat që financohen të paktën 20 për qind nga jashtë, duhet të regjistrohen në të ardhmen si organe që "ndjekin interesat e fuqive të huaja”.
Kritikuesit shohin paralele me ligjin kundër "agjentëve të huaj” në Rusi, i cili u mundëson autoriteteve të atjeshme të ndërmarrin veprime masive kundër mediave dhe organizatave kritike.
Ligj "kundër vlerave të përbashkëta evropiane"
Gjeorgjia mori nga fundi i vitit të kaluar statusin e kandidatit për anëtarësim në BE. Sipas sondazheve më shumë se 80 për qind e gjeorgjianëve janë pro anëtarësimit të vendit të tyre në BE dhe NATO.
Në deklaratën e përbashkët franko-gjermane thuhet: "Dy vendet tona e kanë mbështetur gjithmonë rrugën evropiane të Gjeorgjisë dhe kanë mbështetur në mënyrë aktive vendimin e Këshillit Evropian të dhjetorit 2023 për dhënien e statusit të kandidatit”.
Lidhur me ligjin e diskutueshëm në deklaratë thuhet se qeveria gjeorgjiane dhe partia në pushtet kanë vepruar kundër vlerave dhe aspiratave të përbashkëta evropiane të popullit gjeorgjian. "Rruga evropiane e Gjeorgjisë është hartuar - por Gjeorgjia vendos me çfarë shpejtësie dhe drejtimi do të ecë përpara," thuhet në deklaratë.
Protesta masive dhe vetoja e Presidentes
Ligji për kufizimin e ndikimit të huaj në shoqërinë civile në Gjeorgji u miratua nga parlamenti në Tbilisi në fillim të javës së kaluar, megjithë protestat masive nga dhjetëra mijëra qytetarë në Tbilisi.
Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, vuri dje veton ndaj ligjit të miratuar nga parlamenti. Presidentja, e cila konsiderohet si proevropiane, e quajti ligjin si "rus në thelb dhe frymë". Megjithatë, vetoja e saj mund të anulohet nga Parlamenti./DW
Nuk kanë qenë të pakta reagimet për humbjen e jetës së...
Presidenti i Tajvanit, Lai Ching-te, i ka kërkuar Kinë...
Pamjet me dron janë shpërndarë në kanalet e mediave social...
Emrat e disa prej viktimave pas rrëzimit të helikopterit, ...
Kushtetuta e Republikës Islamike ka një zgjidhje të drejtp...
Ebrahim Raisi lindi në 14 dhjetor të 1960. Raisi ishte një...
Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, ka humbur jetën në një...
Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar helikopterin në të ci...
Shefi i OKB-së i shqetësuar për raportet për rrëzimin ...
Presidenti Joe Biden tha në një fjalim në ceremoninë e dip...
Media izraelite “Channel 12” raporton se presidenti ir...
Prej disa orësh ka bërë ulje të detyruar dhe të vështirë h...
Situata në Bishkek është stabilizuar në orët e vona të 18 ...
Ekipet elektorale të kandidatëve presidencialë Joe Biden d...
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut k...
Helikopteri i presidentit iranian, Ebrahim Raisi, është pë...
Rusia ka thënë se ka rrëzuar rreth 60 dronë dhe disa raket...
Kryeministri Robert Fico ndodhet jashtë rrezikut për jetën...
Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zourabichvili i vuri ...
Një fotoekspozite e arkitektit Korab Kraja, e titulluar “K...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...