52 ditë protestë kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...

Ekipet elektorale të kandidatëve presidencialë Joe Biden dhe Donald Trump kanë pak pika të përbashkëta. Njëra prej tyre është ndikimi që do të ketë kandidimi për president i një avokati aktivist me prejardhje nga një familje e shquar politike: Robert F. Kennedy, i Riu. Korrespodenti i Zërit të Amerikës, Steve Herman thotë se kandidatura e zotit Kennedy shihet si një çështje që mund t’i ndërlikojë kalkulimet në zgjedhjet presidenciale amerikane.
Nëpër anketat e realizuara gjatë këtij viti zgjedhor në Shtetet e Bashkuara, rreth gjysma e votuesve të regjistruar deklarojnë se do të preferonin kandidatë të tjerë në vend të Presidentit Joe Biden dhe ish Presidentit Donald Trump për zgjedhjet e nëntorit.
Në skenë hyn Robert F. Kennedy, i Riu.
“Përfytyroni se si do të duket ky vend në nëntor nëse do të fitojë Presidenti Trump apo Presidenti Biden -- përçarja do të vazhdojë, ndërsa zemërimi, gjuha e urrejtjes, kaosi dhe polarizimi do të përkeqësohen. E vetmja mënyrë për t’u dhënë fund këtyre dukurive është përmes kandidaturës time të suksesshme”, thotë ai.
Zoti Kennedy, i cili flet me një zë të ngjirur për shkak të një çrregullimi të pashërueshëm neurologjik, nuk është tërhequr nga gara megjithë humbjen që pësoi në zgjedhjet paraprake demokrate ndaj zotit Biden.
“Robert F. Kennedy i Riu nuk do të jetë presidenti i ardhshëm.”
Ky është vlerësimi i profesorit të Universitetit Georgetown Hans Noel, me të cilin pajtohen studiuesit e shkencave politike.
Por çështja që shqetëson ekipet elektorale të zotit Biden dhe zotit Trump është mundësia që zoti Kennedy të miratohet si kandidat i tretë në afro gjashtë shtete që pritet të jenë përcaktuese për zgjedhjet dhe ku disa mijëra votat për të mund të ndryshonin rezultatin në këto shtete.
"Natyrisht, këto vota do të bënin dallimin për kahjen që do të merrte shteti. Nëse bëhet fjalë për një shtet relativisht të madh, ku rezultati përfundimtar do të ishte i ngushtë, çka ne presim të ndodhë, atëherë mund të ndryshonte rezultati i garës”, thotë Hans Noel, nga Universiteti Georgetown.
“Do të jem në fletëvotim në të gjithë shtetet. Deri në muajin korrik, do të jem në fletëvotimin e çdo shteti.”
Kandidati Kennedy ka edhe një avantazh tjetër, të cilin nuk e kanë kandidatët e tretë që po garojnë në zgjedhjet e këtij viti në disa shtete – ai është një emër i njohur për amerikanët.
Ai është djali i Bobby Kennedy-t, njëri nga kandidatët kryesorë në zgjedhjet paraprake presidenciale të Partisë Demokratike në vitin 1968, i cili u vra gjatë fushatës. Xhaxhai i tij është Presidenti John F. Kennedy, i cili u vra në detyrë në vitin 1963.
“Familja Kennedy nuk është aspak e lumtur që ai po kandidon në zgjedhje dhe kanë bërë disa përpjekje për ta bërë të qartë qëndrimin e tyre”, thotë Hans Noel, nga Universiteti Georgetown.
Njëra prej tyre ishte takimi me zotit Biden, i rrethuar nga anëtarët e familjes Kennedy, përfshirë zonjën Kerry Kennedy, motrën e kandidatit të pavarur.
“Duam ta bëjmë shumë të qartë qëndrimin tonë se rruga më e mirë përpara për Amerikën është rizgjedhja e dyshes Biden - Harris për të qeverisur në katër vitet e ardhshme”, thotë ajo.
Teoritë e dyshimta të zotit Kennedy për vaksinat, orgjinën e epidemisë COVID-19 dhe vrasjet e babait dhe xhaxhait të tij kanë joshur disa përkrahës, sipas profesorit Noel.
“Për momentin, zoti Kennedy u pëlqen më shumë republikanëve sesa demokratëve. Por kjo sigurisht ka të bëjë kryesisht me faktin që ai është demokrat dhe një ish demokrat i cili kritikon demokratët e tjerë. Republikanëve u pëlqen kjo gjë dhe u zgjon interesimin. Por ata nuk do të votojnë për të, në vend të zotit Trump”, thotë Hans Noel, nga Universiteti Georgetown.
Ekipi i zotit Kennedy refuzoi kërkesën e Zërit të Amerikës për intervistë me kandidatin, ose ndonjë bashkëpunëtor të tij, me arsyetimin se “shtabi i tij elektoral ka vendosur që në këtë periudhë t’u japë intervista vetëm mediave amerikane që i shërbejnë një audience amerikane.”/ VOA
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut k...
Helikopteri i presidentit iranian, Ebrahim Raisi, është pë...
Rusia ka thënë se ka rrëzuar rreth 60 dronë dhe disa raket...
Kryeministri Robert Fico ndodhet jashtë rrezikut për jetën...
Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zourabichvili i vuri ...
Një fotoekspozite e arkitektit Korab Kraja, e titulluar “K...
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis kërcënoi s...
Ish Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropi...
Këtë javë, Presidenti Joe Biden rriti në mënyrë drastike t...
Kryeministri sllovak Robert Fico mbetet në gjendje të rënd...
Një rezolutë për përkujtimin e gjenocidit të vitit 1995 në...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy paralajmëroi se Ru...
Sipas të dhënave të Qendrës për Matjen e nivelit të uj...
Gjermania është duke u përballur me përshkallëzim të r...
Juraj Cintula, i dyshuari për sulmin ndaj kryeministri...
A mund ta zgjidhë FMN-ja krizën e borxhit të vendeve t...
Në hartën e shërbimit meteorologjik spanjoll Aeme, Kat...
Presidenti rus Vladimir Putin përfundoi vizitën dy-dit...
Raporti i "EURES 2023" mbi mungesat dhe tepricat e fuq...
Ushtria izraelite tha të premten se i ka gjetur në Gazë tr...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...